Presidenti Meta kthehet me mbresa nga Rozhaja: Jashtëzakonisht i lumtur
Presidenti Ilir Meta ka ndarë me ndjekesit e tij në rrjetet sociale emocionet e forta që kanë shoqëruar vizitën e tij në Rozhajë (Mal të Zi).
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit shqiptar ka pohuar se dashuria që përcjellin këta banorë për Flamurin Kombëtar janë tregues të prosperitetit të lartë kombëtar.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur. Bukuritë përrallore të kësaj zone dhe dashuria e banorëve për trevat ku kanë lindur të parët e tyre, për gjuhën dhe Flamurin Kombëtar, besoj do t’i japin në të ardhmen edhe më shumë kuptim ëndrrave të Jeta dhe Elbenita Dacit, e fëmijëve të tjerë të Rozhajës”, shkruan ndër të tjera Meta.
Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta
Kthehem nga Rozhaja me mbresat më të thella dhe jashtëzakonisht i lumtur pas takimeve me shqiptarët atje. Bukuritë përrallore të kësaj zone dhe dashuria e banorëve për trevat ku kanë lindur të parët e tyre, për gjuhën dhe Flamurin Kombëtar, besoj do t’i japin në të ardhmen edhe më shumë kuptim ëndrrave të Jeta dhe Elbenita Dacit, e fëmijëve të tjerë të Rozhajës. Të gjithë ne duhet të jetojmë me vështirësitë e realizimit të ëndrrave të këtyre fëmijëve, dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë kudo ndodhen.??
https://www.facebook.com/kohajone/videos/445334115998454/