Presidenti Ilir Meta: Liberalizimi i vizave për Kosovën, lajm i jashtëzakonshëm
Parlamenti Evropian votoi me shumicë votash rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pas këtij vendimi të rëndësishëm, Parlamenti Europian do të nisë bisedimet me vendet anëtare të BE për të caktuar datën finale kur qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirisht në zonën Shegen.
Vendimi i PE është vlerësuar si një ngjarje e rëndësishme për Kosovën nga politikanët në Prishtinë, por edhe drejtuesit kryesor të shtetit në Shqipëri.
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot vendimin e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave me Kosovën.
Kreu i shtetit shprehet se ky është një lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës.
“Urime Kosovë! Përshëndes vendimin e Parlamentit Europian për t’i hapur dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën! Mesazh i qartë i perspektivës së saj europiane! Shumë i gëzuar për këtë lajm të jashtëzakonshëm dhe arritje të madhe të popullit dhe të shtetit të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon! “,- shkruan Presidenti Ilir Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/1924646687581595