Presidenti Meta: Media të mos shantazhohet nga askush

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Presidenti  Ilir Meta është solidarizuar me komunitetin e gazetarëve. Në një deklaratë për shtyp, kreu i shtetit deklaron se liria e shtypit është kusht për çdo shoqëri demokratike, ndaj dhe cënimi i saj nuk do të tolerohet

Deklarata e kreut të shtetit:

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, shpreh solidarizimin tim të plotë me komunitetin e gazetarëve.

Inkurajoj, në veçanti, reporterët e terrenit, të jenë gjithmonë aty ku lajmi ndodh, me guxim, pa u trembur dhe as shantazhuar nga askush.

Koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund.

Dënoj me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve e apeloj që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë.

Liria e shtypit është kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”.

SHKARKO APP