Presidenti Meta merr pjesë në promovimin e triologjisë shkruar nga Sazan Guri
Presidenti Meta shkruan sot se “Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në promovimin e veprës triologjike shkencore për historinë e kombit shqiptar dhe gjuhës shqipe, të Sazan Gurit, misionar i kauzave të mëdha.
Duke u kujdesuar për rrënjët tona kombëtare, duke i njohur ato, do ta duam më shumë vendin tonë dhe identitetin tonë kombëtar. Do ta çmojmë më shumë veten dhe do ta mbrojmë më shumë të ardhmen e kombit tonë”.
Sazan Guri mbetet një nga intelektualët e njohur të vendit për shumë kauza kombëtare.