Presidenti Meta: Ndarja nga jeta e artistes Marika Kallamata, humbje e pazëvendësueshme

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistes së shquar Marika Kallamata, teksa e cilëson një humbje të pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare.

Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!
Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.
Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë!- shkruan Kreu i Shtetit në mesazhin e tij në Facebook.

SHKARKO APP