Presidenti Meta në 90-vjetorin e krijimit të Mbretërisë Shqiptare
Presidenti Meta ka marrë pjesë sonte në aktivitetin e organizuar për 90 vjetorin e krijimit të Mbretërisë shqiptare.
Pas aktivitetit Meta shkruan: 90-vjetori i krijimit të Mbretërisë Shqiptare, një moment për të vështruar me realizëm dhe objektivitet ngjarjet që sendërtuan shtetin modern shqiptar dhe institucionet e tij, për t’u fokusuar tek vlerat dhe kontributet më pozitive të çdo periudhe të shtetit tonë të cilat, veçanërisht sot, të kthehen në modele për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë.