Presidenti Meta dekoron Kardinal Troshanin te Kisha e Shna Ndoit në Laç
Sot Presidenti Ilir Meta në Kishën e Shna Ndout në Laç dekoroi Kardinal Ernest Troshanin. Presidenti mori pjesë në Meshën e rastit ku kishte qindra e qindra vetë.
Pelegrinët vijnë në Kishën e Shna Ndoit nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë. Ky vend është i shenjtë për gjithë shqiptarët.
Pas vizitës në kishë, kreu i shtetit Meta akordoi Kardinal Ernest Troshanit dekoratën më të lartë me emrin e Heroit të Madh Kombëtar, “Gjergj Kastriot Skenderbeu”.
Papa Françesku shpalli dom Ernest Troshanin, Kardinal, më 9 tetor të vitit 2016. Historia e jetës së dom Ernest Troshanit, përloti Papa Françeskun gjatë vizitës historike në Shqipëri.
Ja se ç’shkruan Ilir Meta në profilin e tij në Facebook: Në Kishën e dashur për shqiptarët, të Shna Ndout në Laç, pata sot nderin e veçantë të vlerësoj në këtë Vit jubilar të Skënderbeut dhe me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Hirësinë e Tij më të Shkëlqyer, Kardinalin e shquar shqiptar Ernest Simoni (Troshani), me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
Kardinal Troshani është përfaqësuesi i brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1771902902855975/