Presidenti Meta në Mallakastër: Vend i tri besëlidhjeve të mëdha për liri

Presidenti Ilir Meta ndodhet këtë të diel në zonën e Mallakastrës.

Presidenti shkruan se krahina e Poçemit është një vend i shenjtë me tre Besëlidhje.

Postimi i Presidentit Meta:

Shumë i lumtur të jem sot në Poçem të Mallakastrës fisnike, të burrave të shquar, trima e patriotë, në këtë vend të shenjtë të tre Besëlidhjeve të mëdha për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar, që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj.

Kombi ynë është i bekuar që ka një krahinë kaq patriotike, atdhetare dhe heroike si Mallakastra. Tre Besëlidhjet e Poçemit në vitet 1847, 1920 dhe 1943 ishin frymëzim mbarëkombëtar për kryengritje mbarëpopullore kundër pushtuesve.

Është kthyer në një traditë tashmë për Kreun e Shtetit Ilir Meta të vizitojë trojet shqiptare. Ashtu sikundër ka bërë edhe këtë fundjavë. Presidenti Ilir Meta ndodhet këtë të diel në zonën e Mallakastrës.

Në një status në rrjetin social Facebook, Meta thotë se kombi ynë është i bekuar që ka një krahinë kaq patriotike, atdhetare dhe heroike si Mallakastra.

Kombi ynë është i bekuar që ka një krahinë kaq patriotike, atdhetare dhe heroike si Mallakastra. Tre Besëlidhjet e Poçemit në vitet 1847, 1920 dhe 1943 ishin frymëzim mbarëkombëtar për kryengritje mbarëpopullore kundër pushtuesve. ??”, shkruan në postimin e tij Presidenti Meta.

SHKARKO APP