Presidenti Meta në OKB, New York. Takime me kryetarë shtetesh
Presidenti Ilir Meta ndodhet në SHBA në sesionin e ri të OKB që filloi ditën e martë. Ai shoqërohet nga ministri jashtëm Ditmir Bushati, ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare si dhe nga stafi diplomatik i presidencës.
Presidenti Meta ka zhvilluar deri tani disa takime me homologë. Takimin e parë e ka patur me presidentin e Argjentinës. Pas takimit presidenti Meta ka shkruar në facebook se “Kënaqësi të takoja Presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri. Diskutuam për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe dhe i urova suksese në reformat ekonomike që ka ndërmarrë”.
Më pas presidenti Meta ka vazhduar takime të tjera. Me Presidentin e Polonisë ka zhvilluar një bisedë shumë miqësore. Ja se ç’shkruan Ilir Meta: “Bisedë e frytshme me Presidentin polak, Andrzej Duda. Mirënjohës për mbështetjen e Polonisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çeljen e negociatave të anëtarësimit. Rritja e turistëve polakë në Shqipëri po i forcon kontaktet e drejtpërdrejta dhe miqësinë mes nesh”.
Por sesioni i OKB vazhdon deri ditën e premte. Pas Polonisë, presidenti shqiptar u takua me presidentin e Qipros. Meta poston në facebook këtë shënim, pas takimit me Presidentin qipriot. “Kënaqësi të takoj dhe ta falënderoj Presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades për mbështetjen e fortë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Dëshirë dhe vullnet i përbashkët për më shumë rezultate substanciale në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve”– shkruan Meta.
Takime të tjera janë në agjendën presidenciale.
Vizita e kreut të shtetit në SHBA:
- Presidenti fjalim në OKB: Ne kemi pasur “Mandelat” tanë
- Meta në takimin e nivelit të lartë të Donald Trump
- Presidenti: Në krah të Trump, të çrrënjoset droga dhe të mbrojmë fëmijët
- Presidenti Meta takon Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan
- Kreu i shtetit, në Kishën Katolike Shqiptare në SHBA
- Meta: Shqipëria e përkushtuar për paqen në rajon
- Presidenti Meta takon presidentin e Argjentinës