Presidenti Meta në Pustec: Minoriteti maqedonas është pasuri për Shqipërinë

Kreu i shtetit, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Pustecit në Pogradec, e cila banohet nga maqedonas. Kreu i shtetit zhvilloi takime me drejtues të pushtetit vendor në këtë bashki dhe me qytetarë, ku diskutoi për problemet dhe investimet në këtë zonë.

Presidenti Meta u prit nga nënkryetari i Bashkisë së Pustecit, Andon Jani, përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor si dhe nga dhjetra banorë të minoritetit maqedonas, të cilët i uruan mirëseardhjen dhe e falenderuan për mbështetjen e përkrahjen e tij të vazhdueshme.
Nënkryetari i Bashkisë së Pustecit, Andon Jani dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak, Irena Vasilovski, e falenderuan Presidentin Meta për vëmendjen e treguar ndaj minoritetit maqedonas dhe e njohën me disa nga problemet që shqetësojnë banorët e zonës.
Në bashkëbisedim me ta, Presidenti Meta tha se “vëmendja ime ndaj minoritetit maqedonas do të jetë çdo ditë gjatë mandatit tim. Ne krenohemi me vlerat e minoritetit maqedonas, i cili është një pasuri për Shqipërinë. Ju garantoj se do bëj çmos dhe do mbështes të gjitha përpjekjet tuaja për ruajtjen e identitetit, traditave dhe vlerave tuaja të shkëlqyera. Duhet të bashkëpunojmë të gjithë që Bashkia e Pustecit të jetë ndër më të begatat”,  – theksoi Presidenti Meta.
Presidenti theksoi gjithashtu se “në kuadrin e Vitit të rëndësishëm mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut ramë dakord, bashkë me përfaqësuesit e Bashkisë së Pustecit të vlerësojmë disa nga ngjarjet dhe personalitett më të rëndësishme historike të kësaj zone, sikundër është edhe shkrimtari i njohur, Sterjo Spasse, biri i komunitetit maqedonas”.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/762188670637339/

Presidenti Ilir Meta vizitë në Kishën e Shën Mhillit në Pustec

Presidenti, gjatë vizitës në Pustec është ndalur dhe në Kishën e Shën Mhillit në Pustec. Presidenti Ilir Meta ndezi një qiri në Kishën e Shën Mhillit dhe uron minoritetin maqedonas për festën e Shën Naumit dhe Krishtlindjet.

SHKARKO APP