Presidenti Meta ngushëllime për ndarjen nga jeta të legjendës Skënder Hyka

Presidenti Ilir Meta shkruan në profilin e tij në facebook në lidhje me vdekjen e legjendës së Tiranës:

Ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe Klubit të Futbollit Tirana për ndarjen nga jeta të Skënder Hykës. Ai do të mbetet një prej futbollistëve më të dashur të fanellës bardhë e blu të viteve 60-70 dhe një prej sulmuesve dhe golashënuesve më të mirë të kampionatit kombëtar të futbollit. Kontributi i tij i vyer si anëtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe si trajner dhe mësues i palodhur i edukimit fizik, do të mbeten në kujtesën e të gjithëve. Modeli i një qytetari të Tiranës dhe përfaqësues i denjë i familjeve të vjetra tiranase, Skënderi do të kujtohet me mirënjohje dhe nderim nga të gjithë sportdashësit për emocionet e veçanta që ai u dhuroi në fushën e gjelbërt. Jam pranë familjes Hyka, e cila për dekada të tëra vazhdon t’i japë futbollit tonë emra të njohur e të shquar! U prehtë në paqe shpirti i tij! (Ilir Meta)

Image may contain: one or more people, stripes and outdoor

SHKARKO APP