Presidenti: Organizata “Vatra” mbështetje për çështjen shqiptare

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Ilir Meta, veç aktiviteteve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ka zhvilluar dhe takime me përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.

Sot kreu i shtetit është takuar me disa nga drejtuesit Organizatës Panshqiptare “Vatra” që vepron në shumë shtete të Amerikës.

Lidhur me këtë takim, Presidenti Ilir Meta shkruan në adresën e tij zyrtare në Facebook: “Kënaqësi të takohesha dhe të bisedoja me drejtues, përfaqësues dhe kryetarë të disa degëve në SHBA të Organizatës Panshqiptare “Vatra” dhe t’i falenderoja për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare“.

“Vatra” është organizata më e vjetër dhe me më shumë ndikim në komunitetin e shqiptarëve të Amerikës. Ajo është themeluar nga patriotët shqiptarë në SHBA në vitin 1912. Organizata që mbledhë brenda saj shqiptarët nga të gjitha trevat është një nga lobueset kryesore në SHBA për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Harry Bajraktari, veprimtari i palodhur i çështjes shqiptare”

Presidenti Ilir Meta i cili ndodhet këto ditë në SHBA, ka zhvilluar një takim me veprimtarin Harry Bajraktari, duke vlerësuar rolin e tij në ndihmë të çështjes shqiptare.

“Nuk mund të mos takohesha në New York, me veprimtarin e palodhur të çështjes shqiptare, Harry Bajraktari”,- shkruan në Facebook, Presidenti Ilir Meta.

Harry Bajraktari, një nga biznesmen shqiptarë më të suksesshëm në SHBA, është i njohur dhe për kontributin e tij në çështjen shqiptare.

 

Takimet kryesore nga vizita e kreut të shtetit në SHBA:

SHKARKO APP