Presidenti Meta për Ramën: O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri!
Presidenti Ilir Meta ka ironizuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Në një postim në Facebook, Presidenti sjellë në vëmendje premtimin që bëri një ditë më parë, kur deklaroi se nëse Shqipëria do të hapë negociatat më 18 tetor, ai do të dekorojë Edi Ramën me “Urdhrin e Skënderbeut”.
“O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!”,- shkruan kreu i shtetit në Facebook, teksa ka postuar dhe një foto me kryeministrin Edi Rama.
Presidenti deklaroi dje, gjatë konferencës për mediat, se do e vlerësonte Edi Ramën nëse BE jepte përgjigje pozitive për negociatat.
“Që unë të bëhem xheloz për Edi Ramën, këtë se pranon as Edi Rama, ju i dini kontributet e mija për Edin. Madje edhe disa diplomatëve u kam thënë “Ore mos ma merrni në qafë edin”. Unë të jem xheloz, unë i jap dekoratë Edit, vetëm të marrë çeljen e negociatave, unë do t’i jap dekoratën le të mos e pranojë. Madje do t’i jap Urdhrin e Skënderbeut. Unë kam ikur nga kryeministër vetëm për të mos penguar marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Kështu që dekoratën bëhuni gati, në daç të vijë n’daç të mos vijë.
Zotit Basha nuk i jap dekoratë se ka braktisur institucionet, as Monikës se i ka dhënë besën Lulit”,- deklaroi një ditë më parë kreu i shtetit.