Presidenti Meta: Platformë e unifikuar për investimet strategjike në Ballkan

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti sot edicionin e parë të Forumit Ekonomik të Tiranës “Ballkani i së ardhmes: Drejt një përfshirje globale” ku ishin të pranishëm edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, Zëvendëskryeminstrja  Senida Mesi, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Guvernatori Gent Sejko, ish-Ministri i Jashtëm serb Goran Svilanović, Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr.Adrian Civici, politikani gjerman Rezzo Schlauch, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, sipërmarrës dhe personalitete të ekonomisë e tregtisë edhenga rajoni, etj.

 Fjala e plotë e Presidentit të Republikës:

“Presioni në rritje që vjen nga globalizimi është mjaft i fortë për secilin nga vendet tona, madje dhe për gjithë rajonin.

Procesi i vrullshëm dhe i pandalshëm i globalizimit na dikton nevojën për bashkëpunim më të ngushtë dhekrijimin e një zone të përbashkët ekonomike,e cila do t’i dërgonte Bashkimit Evropian si dhe tregjeve të tjera mëtë zhvilluara në botëmesazhin e potencialit shpresëdhënës dhe tëpaeksploruar të një tregu me mbi 20 milion konsumatorë, i cili, koordinohet për të krijuar vlerë të shtuar në çdo hallkë të zinxhirit të zhvillimit ekonomik.

Është evidente se ekonomia globale tashmë ka një dinamikë multi-polare, e udhëhequr nga disa super-fuqi ekonomike dhe disa ekonomi emergjente. Në këtë kontekst, ekonomitë e Ballkanit nuk kanë “luksin” për t’u angazhuar në “gara individuale” dhe afatshkurtra duke konkurruar me njëri-tjetrin për dominancë tregu apo atraktivitet investimesh të huaja.

Në fakt, strategjia më e zgjuar dhe afatgjatëdo të ishte krijimi i sinergjisë mes vendeve tona për të hartuar një “platformë të unifikuar të investimeve strategjike”, ku i gjithë rajoni të shikohej si një i vetëm për biznesin e korporatave multinacionale apo për projektet madhore me impakt rajonal. Projekti TAP, padyshim është një histori suksesi për të gjithë vendet e përfshira në të.

Nga ana tjetër, në kontekstin e bashkëpunimit rajonal mbetet e domosdoshme të përmirësojmë strategjitë tona kombëtare për t’i dhënë rëndësinë e duhur :

  • Përfundimit në kohë të projekteve kryesore infrastrukturore rajonale duke përmirësuar interkonektivitetin për të rritur aksesin në tregje dhe ulur kostot e transportit
  • Krijimit të një tregu të përbashkët rajonal në sektorin energjitik duke ndihmuar në konsolidimin e këtij sektori, diversifikimin e burimeve të tij dhe duke garantuar dhe përforcuar sigurinë energjitike të rajonit.
  • Hartimit sa më parë të“një pakete të përbashkët” projektesh strategjike për të gjithë rajonin.
  • Orientimit të eksporteve tona drejt sektorëve që maksimizojnë vlerën e shtuar si dhe drejt tregjeve më të qëndrueshme dhe më të afërta si Gjermania apo Evropa e Veriut.
  • Krijimit të një tregu të përbashkët të kapitalit privat për të reduktuar kostot e financimit dhe garantuar një ndarje më të drejtë të riskut.
  • Si dhe harmonizimit të politikave stimuluese për të tërhequr në rajon sa më shumë Investime të Huaja Direkte.

Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BashkimitEvropian nuk mund të jetë kurrsesi një proçes i mëvetëm dhe i shkëputur nga rrugëtimi i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndaj nevojitet koordinim i plotë institucionaledhe në raport me politikat e zhvillimit.

Gjithashtu, garantimi i një modeli të suksesshëm ekonomik kërkon domosdoshmërisht forcimin emëtejshëm tëstabilitetit politik të të gjithërajonit, ndaj është e domosdoshme tështohen përpjekjet për një zgjidhje sa më të shpejtë të problemit midis Maqedonisë dhe Greqisëme mundësinë e shkëlqyer të anëtarësimit të saj më të fund në NATO apo dhe normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Këto dy zhvillime pozitive do ndryshonin tërësisht panoramën dhe besueshmërinë e të gjithë rajonit në raport me tregjet më të zhvilluara dhe në raport me investitorët më të interesuar për të investuar në këtë rajon.

Pavarësisht reformave të ndërmarra në më shumë se dy dekada, produktiviteti në ekonomitë tonavazhdon të mbetet relativisht i ulët, ndër të tjera edhe për shkak të nivelit të ulët të integrimit financiar,nivelit të lartë të informalitetit, kostos së lartë të kapitalit shoqëruar edhe me mungesën e një force punëtore të mirë-kualifikuar, e denjë për t’iu përgjigjur dinamikës në tregun e punës në përputhje me nevojat e sektorit privat.

 Sistemi financiar në Shqipëri,mbizotërohet pothuajse plotësisht prej sektorit bankar, vlera e aseteve e të cilit përbën rreth 95 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që vlera e aseteve e institucioneve të tjera financiare si fondet e sigurimeve, të pensioneve apo të investimeve nuk kalon 10 përqind.

Ndërkohë, niveli i kreditimit të sektorit privat në Shqipëri është në nivelin e 35 përqind të aseteve të sistemit bankar, mjaft më e ulët krahasimisht me vendet e rajonit, ku ky raport është në nivelet e 50 përqind.

Në një ekonomi të tregut të lirë, sistemi bankar dhe tregjet e kapitaleve funksionojnë si “dy mushkëri të një organizmi”.

Fatkeqësisht, deri tani, në mungesën e një burse funksionale, ekonomia shqiptare ka operuar pothuajse vetëm me njërën prej tyre pra, nën kapacitetin dhe potencialin e saj.

Në këto kushte, krijimi i tregut të kapitalitprivatështë një potencial i pashfrytëzuar zhvillimi dhe njëdomosdoshmëri për stadin e ri të ekonomisë tonë që duam të arrijmë, pasi ndikon drejtpërdrejtë në diversifikimin dhe në uljen e kostos së burimeve të financimit për kompanitë si dhe në rritjen e efiçencës duke rritur konkurrencën në sektorin financiar.

Gjithashtu është njëmundësie shkëlqyer investimi financiar edhe për qytetarët tanë.

Parakushtet e zhvillimit të këtij tregu kërkojnë zbatimin e politikave makroekonomike që garantojnë stabilitet, një kuadër të plotë ligjor dhe institucional, si dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme financiare që në thelbka besueshmërinë në raport me investitorët individë dhe bizneset.

Në të njëjtën kohë neduhet të besojmë dhe investojmë fort tek potenciali dhe shpirti i jashtëzakonshëm sipërmarrës i rinisë, i cili, mbetet ende tejet ipamotivuar, si pasojë e barrierave artificiale që vetë ky sistem i ndrydhur dhe i pazhvilluar krijon.

Krijimi i një fondi rajonal të kapitalit privat, i cili do të mbështeste sipërmarrje të ndryshme inovatore ‘start-up’të të rinjve, do të përshpejtonte si integrimin ekonomik ashtu dhe politik të vendeve tona.

Duhet të veprojmëmë shpejt për të ndalur largimin e të rinjve sidomos atyre të arsimuar dhe të kualifikuar, të cilët në kushtet e një oferte të munguar në rajon, po largohet duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e potencialit të zhvillimit ekonomik të vendeve tona.

Padiskutim, sfidat me të cilat do na duhet të përballemi janë të shumëllojmshme, por duke vepruar bashkarisht dhe të koordinuar, ky rrugëtim drejt integrimit të plotë do të jetëmë i shpejtë dhe shumë më i suksesshëm.

Në përfundim, duke i uruar punime të mbara Konferencës, shpresoj që ajo të shërbejë si platformë e ideve konkrete mbi bashkëpunimin ekonomik rajonaldhe adresimin e sfidave të përbashkëta.

 Faleminderit!”

SHKARKO APP