Presidenti Ilir Meta pret Arqipeshkvin Metropolitan të Firences, Giuseppe Betori
Presidenti, Ilir Meta priti sot Arqipeshkvin Metropolitan të Firences, Hirësinë e Tij, Kardinalin Giuseppe Betori me një darkë zyrtare në Pallatin e Brigadave.
Të pranishëm në darkën zyrtare: Kardinali shqiptar Ernest Simoni (Troshani), deputetë të Kuvendit, ambasadorë, krerë të bashkësive fetare në Shqipëri, klerikë të lartë të Kishës Katolike, etj.
Gjatë fjalës së tij u shpreh se vizita e një Kardinali në Shqipëri është një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për besimtarët katolikë, por për të gjithë shqiptarët. “Besimi te Zoti dhe atdhedashuria kanë qenë e mbeten binomi i pandarë i historisë së besimeve të shqiptarëve. Kombi dhe Zoti u kanë dhënë forcë, besim e mençuri shqiptarëve që paqja, bashkëjetesa, harmonia, respekti e vlerësimi reciprok të jenë parimet dhe sjellja e besimeve dhe e besimtarëve shqiptarë mes tyre. Mirënjohje të veçantë krerëve të besimeve fetare, nderim e përulje të veçantë për të gjithë ata udhëheqës besimesh fetare që s’janë më mes nesh”,- tha ndër të tjera gjatë fjalës së tij kreu i shtetit.
Vizita Arqipeshkvit të Firences, Kardinalit Giuseppe Betori tha Meta përkon me 25-vjetorin e vizitës historike në vendin tonë të Papa Gjon Pali II.
“Ati i Shenjtë, bekoi një popull martir, i dha shpresë, kurajë e forcë se besimi ndaj Zotit do ta bënte shoqërinë shqiptare më të paqme, më të mirë e më të begatë në të ardhmen. Vizita përkon edhe me 25-vjetorin e shugurimit të katër ipeshkvijve të parë shqiptarë të Kishës Katolike: Imzot Frano Ilinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin. Ne do t’i kujtojmë përgjithmonë ata, qëndresën dhe besimin e tyre shembullor te Zoti dhe te kombi. Do t’i kujtojmë përgjithmonë të gjithë misionarët e përçimit të besimit hyjnor dhe të ringritjes së Kishës Katolike në Shqipëri në përballje me terrin e regjimit komunist. U përulemi 38 klerikëve shqiptarë, emrat e vepra e të cilëve është skalitur në albumin e të ‘Lumnive të Kishës’. Shembulli i martirëve të të gjithë besimeve në Shqipëri dhe mësimet dhe vepra e Shenjtores Nënë Tereza, mbeten trashëgimia e jonë e çmuar dhe e veçantë historike e kombëtare. Vepra e tyre porosi e mësim që harmonia, respekti i ndërsjellë, toleranca, mirëkuptimi, vlerësimi reciprok dhe solidariteti, të ruhen me kujdes e të përçohen në brezat që do vinë. Vepra e martirëve të besimeve, thesari më i çmuar i trashëgimisë sonë historike dhe kombëtare.Arqipeshkvi Metropolitan i Firences, Hirësinë e Tij, Kardinalin Giuseppe Betori vizitë zyrtare në Shqipëri”,- tha Presidenti.
Kardinali Betori drejton meshën në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Ai shoqerohet në këtë vizitë nga Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani.
Pas takimit Presidenti Meta ka postuar këtë tekst:
Nder dhe privilegj i veçantë të mikprisja sot mikun e shquar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, Arqipeshkvin Metropolitan të Firences, Hirësinë e Tij më të shkëlqyer, Kardinalin Giuseppe Betori, të shoqëruar me Kardinalin shqiptar, Ernest Simoni Troshani. I urova sukses në përmbushje të misionit të tij shpirtëror në vendin tonë dhe së bashku me krerët e komuniteteve tona fetare i shpreha urimet më të mira për Atin e Shenjtë, Papa Franceskun, të cilit Zoti i dhëntë shëndet dhe fuqi për vepra të mira, në dobi të njerëzimit dhe në veçanti për shqiptarët.
FOTOGALERI/PRESIDENTI META ME KARDINALIN GIUSEPPE BETORI
Kardinal Betori, gjatë fjalës së tij falënderoi presidentin Meta për ftesën si dhe respektin që tregon ndaj komunitetit katoli.
“Me shume kenaqesi pranova ftesen e Presidentit Meta per te vizituar Shqiperine. Falenderoj Presidentin Meta per pritjen e vecante dhe per respektin qe tregon ndaj komunitetit katolik. Falenderoj Shqiperine per pasurine e vecante qe na jep me komunutetit katolik ne Firence Papa Francesku ne Firence u prit nga nje klerik shqiptar. Kjo eshte nje shprehje e integrimit te komunitetit shqiptar ne shoqerine italiane dhe ne klerin tone katolik. Na keni bere edhe nje dhurate te madhe pasi Kardinal Simoni-Troshani eshte emeruar ne katedralen qe une udhëheq. Jam ketu per te falenderuar Shqiperine qe eshte e pranishme ne kishen time dhe ne qyteti tim. Ndaj me Presidentin Meta qendrimet e tij mbi rolin e besimit ne shoqeri, ne funksion te drejtesise sociale dhe paqes per te gjithe Besimi fetar i ben njerezit me te drejte dhe shoqerine me te bashkuar dhe me moderne. Per kete arsye prania e te gjithe krereve fetare ne kete ceremonni eshte shume e vyer. Uroj me te miren, progres dhe paqe per shqiptarer dhe per Shqiperine”,- tha kardinali Betori.