Presidenti Ilir Meta pret artistët e Teatrit: Dialog dhe transparencë

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot një përfaqësi artistësh të Teatrit Kombëtar ku ka dëgjuar dhe kërkesat e tyre.

Të kryesuar nga aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, aktorët e njohën Presidentin me shqetësimin e tyre dhe të komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, që është kthyer sëfundmi në një debat publik.

Presidenti Meta, pasi i dëgjoi me vëmendje shqetësimet e tyre, theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm e të transparencës për këtë çështje të rëndësishme, në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.

https://www.facebook.com/ilirmetaj/posts/1717682934944639

SHKARKO APP