Presidenti Meta pret në Shqipëri fëmijët nga Medvegja
Shtatë muaj pas vizitës në Medvegjë të Serbisë, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ftuar për një vizitë tre ditore në Shqipëri 50 nxënës e mësues të kësaj treve.
Nën kujdesin e Presidentit Meta ata kanë vizituar vende të ndryshme historike e me simbolike të fortë kombëtare si Vendvarrimin e Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu në Lezhë etj.
Nxënësit nga Medvegja e mësuesit që i shoqërojnë janë akomoduar në Shëngjin, një nga vendet me turistike të Shqipërisë.
Ditën e sotme, nxënësit nga Medvegja janë pritur nga kreu i shtetit në Presidencë.
“Shumë i privilegjuar të prisja në Presidencë, në një takim të ngrohtë e vëllazëror, miq të veçantë nga Medvegja, nxënës e mësues të shkollave shqipe. Nuk do ta harroj vizitën mbresëlënëse dhe mikpritjen e tyre në Medvegjë, emocionet e së cilës m’i rikthyen sot. Raportet e mira mes Serbisë e Shqipërisë janë një kontribut i çmuar për të dy popujt tanë, paqen e stabilitetin në rajon. Medvegja duhet të jetë model i bashkëjetesës europiane midis shqiptarëve dhe serbëve”,- shprehet Presidenti Meta.