Presidenti Meta: Shqiptarët në Mal të Zi do kremtojnë festat me simbolet kombëtare

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar dje ligjin për simbolet kombëtare, i cili u jep të drejtë shqiptarëve që janë pjesë e këtij shteti që të përdorin flamurin kuq e zi në aktivitet publike dhe festat zyrtare.

Vendimi i parlamentit të Malit të zi është përshëndetur sot nga Presidenti Ilir Meta, si një akt që u garanton një të drejtë komunave ku banojnë shqiptarët.

Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare. Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare”,- shkruan kreu i shtetit në një mesazh në Facebook.

Presidenti Meta shprehet se ky ligj do të shërbejë në respektimin e të drejtave të pakicave në vendin fqinj.

Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtës. Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare por të gjithë institucioneve në Malin e Zi që kontribuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm”,- shprehet Presidenti Ilir Meta.

SHKARKO APP