Presidenti Ilir Meta takim me arbereshët e Italisë
Presidenti Meta ka patur këtë të dielë një takim me arbereshë. Ja se ç’shkruan Ilir Meta në profilin e tij në Facebook:“Mbreslënës takimi i ngrohtë e vëllazëror me tre gjenerata arbëreshe. Përkujdesja e tyre për të ruajtur e përcjellë brez pas brezi, gjuhën e mrekullueshme shqipe, ritet, kulturën e traditat tona të spikatura dhe në veçanti për të lartësuar figurën e Skënderbeut, frymëzon çdo shqiptar. Mirënjohje për punën e palodhur të shoqatës “Vorea” me qendër në Frascineto, që promovon vlerat tonat kombëtare e punon prej vitesh për ripërtëritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të arbëreshëve të Italisë me Shqipërinë”.