Presidenti Meta takohet me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yildirim

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryeministrin e Republikës së Turqisë, zotin Binali Yildirim, i cili gjithashtu merr pjesë në Forumin Global të Baku-së.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore e vëllazërore, si dhe të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë shqiptarëve ndër vite.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe kontributin e dhënë nga agjencia shtetërore turke për bashkëpunim dhe koordinim, TIKA, e cila është e pranishme dhe e ka shtrirë aktivitetin e saj mbështetës në të gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu se Turqia është një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë dhe nënvizoi se, mundësitë e rritjes së këtij bashkëpunimi, si në aspektin tregtar, ashtu edhe atë të investimeve të drejtpërdrejta turke, që po rriten në mënyrë që qendrueshme, janë të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke u ndalur në çështjet e sigurisë, Presidenti Meta theksoi se, si dy vende aleate në NATO dhe partnere prej vitesh, Shqipëria dhe Turqia do të vijojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, organizatave terroriste dhe kërcënimeve të tjera të përbashkëta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?