Presidenti Ilir Meta takon Arnold Schwarzenegger

Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Klimës në Katovicë të Polonisë, Presidenti Ilir Meta është takuar dhe me aktorin e njohur amerikan, Arnold Schwarzenegger.

Ylli i Hollivudit, i cili është mjaft popullor në Shqipëri, veç angazhimit të tij të përkohshëm në politikën e SHBA është dhe pjesë e nismave ndërkombëtare për klimën dhe parandalimin e ngrohjes globale.

Presidenti Ilir Meta në adresën zyrtare në Facebook ka postuar një foto nga takimi me aktorin e njohur. “Kënaqësi të takoja në Katovicë, Arnold Schwarzenegger, mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale para se të jetë vonë. I bindur se së afërmi do ta kemi në Shqipëri“,- shkruan Presidenti Ilir Meta.

SHKARKO APP