Presidenti Meta takon presidentin gjerman, Steinmeier (FOTO)

Sot në Berlin, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen 30-vjeçare të Gjermanisë për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen e madhe që Presidenti Steinmeier dhe Gjermania u kushtojnë marrëdhënieve me Shqipërinë dhe zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u ndalur te zhvillimet më të fundit në rajon, të dy Presidentët ndanë të njëjtin vlerësim se arritja e Marrëveshjes së Prespës është një shembull i suksesshëm që inkurajon edhe Kosovën edhe Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme në interesin më të mirë të paqes, stabilitetit dhe integrimit europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tij, Presidenti Steinmeier e siguroi Presidentin Meta se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm dhe mbështetës kryesore në proceset integruese për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e rajonit, me synim jo vetëm ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkan, por mbi të gjitha, për t’i ndihmuar ata në avancimin e reformave për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, forcimin e shtetit ligjor dhe prosperitetin e popujve të rajonit.

Në fund të takimit, Presidenti Meta e ftoi Presidentin Steinmeier për një vizitë zyrtare në Shqipëri, që u mirëprit me kënaqësi.

Mesazhi në rrjetet sociale

Presidenti Ilir Meta është takuar sot në Berlin me Presidentin e Gjermanisë, Frank-W.Steinmeier.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta vlerëson bashkëpunimin e Gjermanisë me Shqipërinë dhe ndihmën që Berlini ka dhënë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pjesë e takimit kanë qenë dhe zhvillimet në rajon.

Kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Gjermanisë Frank-W.Steinmeier . Mirënjohës për mbështetjen domethënëse të ?? përgjatë viteve. Shumë të interesuar për të rritur bashkëpunimin e gjithanshëm. Vëmendje dhe interes të veçantë për perspektivën në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe rajonit. ?????”,– shkruan Presidenti Meta në një postim në rrjetin social Twitter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?