Presidenti Ilir Meta urim special për kapitenin Lorik Cana në 35-vjetorin e lindjes

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, sot ka festë të veçantë. Lorik Cana feston 35-vjetorin e lindjes dhe urimin e parë e ka marrë nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Me një urim special, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka publikuar disa foto të Canës në facebook, ku si mesazh urimi shkruan për rrugëtimin e Canës në ekipin kuqezi. Meta i uron edhe 93 vite të lumtura dhe me sukses, pasi numri 93 tregon ndeshjet që Cana ka luajtur nën fanellën kuqezi.

Urimi i Presidentit Meta për Lorik Canën

Mirëmëngjes të dashur miq! Kam kënaqësinë ta nis ditën me një urim të përzemërt për një njeri të veçantë e të dashur për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. Sot në ditëlindjen e tij të 35 i uroj Lorik Canës, kapitenit tonë kuq e zi që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Europianin 2016, edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë. Urime edhe familjes së mrekullueshme të Lorikut që e ka mbështetur aq shumë në sakrificat dhe arritjet e tij.

SHKARKO APP