Presidenti Meta vazhdon vizitën zyrtare në SHBA, takon shoqatat shqiptare

Presidenti Ilir Meta vazhdon vizitën e tij zyrtare në SHBA. Në fillim mori pjesë në punimet e OKB, ku foli për zhvillimet politike në Shqipëri, në Ballkan dhe me gjerë. Më pas takoi Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Gjatë ditëve të qëndrimit në New York, presidenti i Shqipërisë, zhvilloi takime të shumta edhe me homologë botërorë, mori pjesë në aktivitete të ndryshme me shqiptarët e Amerikës, ndërsa sot ka postuar takimin që ka bërë me shoqatat shqiptare në SHBA.

Pas këtij takimi, Ilir Meta ka postuar dy foto dhe një shënim: Bashkëbisedim i përzemërt me përfaqësuesit e disa prej shoqatave shqiptare në SHBA. Falënderim e mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve me popullin mik amerikan e aleatin tonë strategjik, SHBA.

SHKARKO APP