Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 14:16 Qiratë në Athinë: 8 në 10 qytetarë kërkojnë banesa nën 800 euro, çmimet në Atikë rriten 36.26% në pesë vjet Sipas raportit vjetor të rrjetit REMAX, 80% e qiramarrësve në Athinën e madhe kërkojnë qira 500-800 euro, ndërsa çmimet mesatare në Atikë arrijnë 10.93…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Presidenti Meta: Vjosa të shpallet Park Kombëtar, qeveria të dëgjojë 776 shkencëtarët

Presidenti Meta: Vjosa të shpallet Park Kombëtar, qeveria të dëgjojë 776 shkencëtarët

Kryesore
E premte, 25 Shtator 2020 12:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në vijim të Tryezës së Rrumbullakët me temë ‘‘E ardhmja e Lumit Vjosa-Ndërtim digash apo Park Kombëtar“, të mbajtur dje në Tiranë, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Ilir Meta dhe në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tiranës, kreu i shtetit përuroi sot Qendrën Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për lumin Vjosa në Tepelenë.

Në ceremoninë e organizuar, merrnin pjesë Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës Prof.Spiro Drushku, profesori i Universitetit të Vjenës, Fridrich Schiemer, drejtues vendorë dhe përfaqësues institucionesh e të shoqërisë civile. Në fjalën e rastit, Presidenti Meta theksoi se mbështet krijimin e një Parku Kombëtar dhe jo ndërtimin e digave mbi lumin Vjosa.

”Edhe pse në kohë të vështira, siç jemi tani në situatën e Covid-19, jemi mbledhur për të diskutuar mbi këtë çështje të rëndësishme në një moment kyç për të ardhmen e luginës së Vjosës – para lëshimit të Deklaratës mjedisore nga Ministria e Mjedisit për hidrocentralin e Kalivaçit. Unë shpresoj që qeveria të marrë në konsideratë serioze si peticionin e nënshkruar nga 776 shkencëtarë nga e gjithë botë, në mbrojtje të lumit Vjosa, ashtu edhe konkluzionet e nxjerra nga tryeza e djeshme, që iu dorëzuan Presidentit të Republikës dhe që do të dërgohet pranë të gjitha institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare që merren me këtë çështje”,- është shprehur ndër të tjera Presidenti Meta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjala e plotë e Presidentit Ilir Meta

Është kënaqësi të takohemi së bashku këtu në Tepelenë për një ngjarje mjaft pozitive, përurimin e Qendrës Kërkimore Ndërkombëtare për Vjosën. Hapja e kësaj Qendre Kërkimore ndërkombëtare është bërë e mundur në sajë të bashkëpunimit mes Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Universitetit të Vienës dhe Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës në Vjenë, Austri (BOKU). Dëshiroj t’i falënderoj këto universitete për dedikimin e tyre për çështjen e lumit Vjosa dhe njëkohësisht dhe Kryetarin e Bashkisë Tepelenë, z.Tërmet Peçi, për mbështetjen e vazhdueshme që japin kësaj kauze! Qëllimi i krijimit të kësaj Qendre është ofrimi i infrastrukturës për zhvillimin e studimeve shkencore në luginën e lumit Vjosa dhe formalizimi i bashkëpunimit mes 3 universiteteve themeluese.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ne zhvilluam dje në Tiranë, Tryezën e Rrumbullaktë për të ardhmen e lumit Vjosa me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të shquara dhe shkencëtarëve nga vende të ndryshme të Europës. Dua të vë në dukje kontributin e tyre të jashtëzakonshëm dhe përpjekjet e vazhdueshme në mbrojtje të lumit Vjosa, si lumi i fundit i egër në Europë, që rrjedh i pandërprerë në të gjithë gjatësinë e tij. Lumi Vjosa është një pasuri natyrore kombëtare por edhe ndërkombëtare, që ne kemi fatin ta kemi këtu, por që në të njëjtën kohë është i rrezikuar nga planet për ndërtimin e hidroçentraleve të Poçemit dhe Kalivaçit.

Mund t'ju interesojë

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Para 3 orësh
Rama nuk ndahet nga kërkesa “Fol me kryeministrin!”

Rama nuk ndahet nga kërkesa “Fol me kryeministrin!”

Para 5 orësh
Vajza me shami si heroinë në Protestë!

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

Para 8 orësh

Edhe pse në kohë të vështira, siç jemi tani në situatën e COVID-19, jemi mbledhur për të diskutuar mbi këtë çështje të rëndësishme në një moment kyç për të ardhmen e luginës së Vjosës – para lëshimit të Deklaratës mjedisore nga Ministria e Mjedisit për hidrocentralin e Kalivaçit. Unë shpresoj që qeveria të marrë në konsideratë serioze si peticionin e nënshkruar nga 776 shkencëtarë nga e gjithë botë, në mbrojtje të lumit Vjosa, ashtu edhe konkluzionet e nxjerra nga tryeza e djeshme, që iu dorëzuan Presidentit të Republikës dhe që do të dërgohet pranë të gjitha institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare që merren me këtë çështje.

Unë do të vazhdoj të mbetem në mbështetje të nismës në mbrojtje të lumit Vjosa, dhe ky aktivitet, i organizuar në këto dy ditë, është vetëm i pari i shumë të tjerave, që do të organizohen në mbështetje të kësaj kauze, por dhe kauzave të tjera që lidhen me mbrojtjen e mjedisit. Uroj dhe shpresoj që tryeza e djeshme dhe hapja sot e Qendrës Kërkimore Ndërkombëtare për Vjosën, të mundësojnë e lehtësojnë dialogun e munguar mes shkencëtarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve, duke bërë të mundur që të dëgjohet zëri i shkencëtarëve që studiojnë lumin Vjosa prej vitesh!

Zhvillimi i qëndrueshëm i vendit arrihet vetëm duke rritur vlerat e pasurive të tilla të jashtëzakonshme siç është Lumi Vjosa dhe lugina e tij, duke mbështetur ekonominë e gjelbër, duke zhvilluar agro-turizmin dhe ekoturizmin në zona me vlera të rralla natyrore siç janë ato të Kalivaçit e Poçemit. E ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë kurrësesi shkatërrimi i saj përmes ngritjes së hidrocentaleve, por shpallja si Park Kombëtar, duke sjellë kështu impakt pozitiv dhe zhvillim të qëndrueshëm për zonën dhe komunitetin për sot dhe për gjeneratat e ardhshme.





Etiketat e lidhura

ilir metaPark KombëtarVjosa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Qiratë në Athinë: 8 në 10 qytetarë kërkojnë banesa nën 800 euro, çmimet në Atikë rriten 36.26% në pesë vjet
Para 3 minutash

Qiratë në Athinë: 8 në 10 qytetarë kërkojnë banesa nën 800 euro, çmimet në Atikë rriten 36.26% në pesë...

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, mashtrim dhe akuzë për heqje lirie
Para 9 minutash

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, mashtrim dh...

Zbulimi i gazit në Egjipt: rezervë e re në Mesdhe vlerësohet në 200 miliardë metra kub në pusin “Nasim-1X”
Para 18 minutash

Zbulimi i gazit në Egjipt: rezervë e re në Mesdhe vlerësohet në 200 miliardë metra kub në pusin “Nasim...

Aksident autobusi në Kroaci: përmbyset mjeti me turistë serbë në autostradën A3, dy viktima dhe disa të plagosur
Para 33 minutash

Aksident autobusi në Kroaci: përmbyset mjeti me turistë serbë në autostradën A3, dy viktima dhe disa t...

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 23 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 3 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”
Para 7 orësh

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.