Presidenti në familjen e Agur Vrenozit: Autorët do marrin ndëshkim shembullor
Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në familjen e Agur Vrenozit, i cili humbi jetën disa ditë më parë në një përleshje me grabitësit në Fier.
Në fjalën e tij, kreu i shtetit vlerësoi gjestin heroik të Vrenozit. “Ju shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Erdha për t’ju shprehur mbështetjen time dhe të shtetit shqiptar, do jemi gjithmonë pranë jush. Është heroi i vlerave qytetare, me figurën e tij sot nderohemi të gjithëAkti i tij sublim, frymëzues për brezin e ri dhe mbarë shoqërinë tonë”,- tha kreu i shtetit.
Gjithashtu Presidenti shtoi se “autorët e këtij akti kriminal të marrin ndëshkim shembullor nga drejtësia”.
Pak ditë më parë, Presidenti Meta e dekoroi Agur Vrenozin me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.
Ngjarja ku humbi jetën Agur Vrenozi
Në datën dy mars, tre personat me armë dhe me maska grabitën pikën e këmbimit valutor në pronësi të Gezim Hoxhës, cili së bashku me bashkëshorten bëri rezistencë dhe kërkoi ndihmë.
Por i vetmi që u shkoi në ndihmë ishte pronari i ndërtesës Agur Vrenozi. Dy burrat janë përleshur me dy grabitësit të cilët qëlluan të paktën dy herë me armë zjarri. Një plumb kapi në kokë 53 vjeçarin Vrenozi, ndërkohë Gëzim Hoxha mori dëmtime me sende të forta.
Autorët u larguan nga vendngjarja me një makinë me targa të falsifikuara, duke marrë edhe një sasi parash. Nën ndjekjen e policisë, autorët braktisën mjetin dhe u vënë në pranga disa orë pas ngjarjes.