Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një ditë të ngjeshur takimesh në prag të Festave

Presidenti Ilir Meta sot ka patur një axhendë të ngjeshur takimesh. E ka filluar me ish-ambasadorin amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, të cilit i akordoi medaljen e lartë dhe ku më pas Ilir Meta shkroi në profilin e tij në facebook se “I gëzuar të dekoroja sot ish-Ambasadorin e SHBA në Shqipëri, z.Alexander A. Arvizu me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, në vlerësim të aktivitetit të tij diplomatik dhe përparimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe SHBA”.

Me pas Presidenti priti Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, z.Miro Cerar.

Fill pas takimit me zv/kryeministrin slloven, Ilir Meta ka pritur kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Ndërsa në darkë ka marrë pjesë në 80 vjetorin e themelimit të radio Tirana, ku mbajti fjalën me këtë rast solemn.

Pas këtij përvjetori në radio Tirana, Presidenti Meta ka postuar shënimin: Me rastin e jubileut historik, të 80-vjetorit të Radio-Tiranës, vlerësova sot disa nga figurat e shquara dhe korifenjtë e paharruar të këtij institucioni: Drejtorin e parë të Radio-Tiranës, Gjergj Bubani, folësit e parë, Kaliopi Nushi e Haki Bejleri, operatorin e parë të Radio-Tiranës, Todo Bojdani, mjeshtrat e mëdhenj Anton Mazreku e Hamdi Sulçebeu si dhe të mirënjohurën pedagoge, folëse, artisten dhe rrëfimtaren me zërin e saj të paharrueshëm dhe të spikatur, zonjën Vera Zheji.
Gëzuar së bashku 80-vjetorin e Radio-Tiranës!
Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!

SHKARKO APP