Presidenti Meta takon Kryetaren e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi

Në vijim të vizitës së Tij në Uashington D.C, Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë sot në Mëngjesin e Lutjeve në prezencë të Presidentit të SHBA, Donald Trump, senatorëve, kongresmenëve, si edhe personaliteteve politike e fetare nga e gjithë bota.

Presidenti Meta u takua me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo me të cilin bisedoi për partneritetin strategjik mes dy vendeve, sfidave të përbashkëta globale dhe veçanërisht për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

Presidenti Meta, pati gjithashtu një takim miqësor me Kryetaren e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, të cilën e uroi për zgjedhjen e saj në këtë detyrë të rëndësishme duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që Kongresi Amerikan ka në mbështetjen e Shqipërisë dhe promovimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?