FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti takon shqiptarët e Egjiptit: Krenar për kontributin tuaj (VIDEO)

Gjatë vizitës zyrtare në Egjipt, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua me përfaqësues të komunitetit të vjetër e të ri shqiptar të Egjiptit.

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e spikatur që ky komunitet ka dhënë, sidomos gjatë periudhës së Rilindjes, si për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, ashtu edhe për arritjen e pavarësisë së Shqipërisë.

Duke u ndalur në miqësinë e hershme midis dy popujve, Presidenti Meta, nënvizoi se një rol shumë të madh luan dhe komuniteti aktual, që vazhdon në traditën më të mirë të ruajtjes dhe promovimit të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria dhe Egjipti, ndajnë kulturë, histori dhe miqësi, që duhet ta forcojmë dhe zgjerojmë edhe më shumë në të ardhmen. Ju mund të luani një rol shumë të madh në këtë drejtim” – nënvizoi Presidenti Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, shprehën gëzimin për vëmendjen e treguar nga Presidenti Meta dhe shprehën besimin se shteti shqiptar do t’i mbështesë më shumë në të ardhmen për ruajtjen dhe promovimin e identitetit të tyre kombëtar në Egjipt.

VIDEO/Takimi me përfaqësues të komunitetit të vjetër e të ri shqiptar të Egjiptit

https://www.facebook.com/kohajone/videos/415955048974581/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?