Presidenti Trump: Asnjë dollar për armiqtë tanë që votuan kundër në OKB

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka paralajmëruar ndërprerjen e fondeve për të gjitha ato shtete që nuk votuan rezolutën e Amerikës për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraleit.

Në fjalimin e drejtuar SHBA, Trump ka qenë shumë i ashpër me vendet që dolën kundër nismës së SHBA dhe qëndrimit të tij si Presidente. “Kush votoi kundër nesh nuk ka pse përfiton nga paratë amerikane! Ndihma jonë për miqtë e jo për armiqtë e Amerikës:,- është shprehur Trump.

Ai tha se do t’i kërkonte Kongresit të SHBA që nisma për ndërprerjen e fondeve për këto shtete, rreth 20 miliardë dollarë, të shoqërohej dhe me ndryshimet ligjore.

“Muajin e kaluar kam ndërmarrë gjithashtu një veprim të aprovuar unanimisht nga Senati i SHBA vetëm disa muaj më parë. Më pas, dhjetëra vende votuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kundër të drejtës sovrane të Amerikës për të marrë këtë vendim.  Në 2016, taksapaguesit amerikanë me bujari i dërguan këtyre vendeve më shumë se 20 miliardë në ndihmë. Kjo është arsyeja pse sonte po i kërkoj Kongresit të miratojë legjislacionin për të siguruar që dollarët amerikanë të ndihmës së huaj t’u shërbejnë gjithmonë interesave amerikane dhe të shkojnë vetëm tek miqtë e Amerikës, e jo armiqtë e Amerikës”,- tha Donald Trump.

Kjo deklarata e presidentit të SHBA prek direkt edhe Shqipërinë. Tirana zyrtare u pozicionua në vendet që dolën kundër nismës së SHBA dhe votoi rezolutën që propozoi Turqia. Një vendim i tillë, i pakonsultuar i qeverisë pritet që të sjellë pasoja në raportet mes dy vendeve.

Ministra e Jashtme dhe Kryeministri e mbrojtën votën kundër SHBA me argumentin se kështu votuan dhe vendet e Bashkimit Europian. Ndërkohë që nga BE dhe vendet e tjera të Europës nuk pati orientim për të votuar kundër SHBA. Zgjedhja e qeverisë Shqiptare duket se lidhej me interesa të tjerë që nuk kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE. Kjo votë skandaloze kundër SHBA ishte e pajustifikuar dhe për faktin e vendimi i diplomacisë shqiptare ishte marrë pa u konsultuar me Presidentin e Republikës.

Ndërkohë tashmë pritet pasojat e para në ndihmën direkte që SHBA jep për Shqipërinë. Ajo që dihet se është përveç se po humbasim para dhe ndihma nga SHBA, Shqipëria po dëmton dhe marrëdhëniet specifike me Uashingonin.

SHKARKO APP