Presidenti uron talentin botëror, shqiptarin Jurgen Uldedaj për fitoren

Presidenti Meta ka postuar status pas fitores së mbrëmshme të Jurgen Uldedaj i cili u ndesh me kroatin Robert Grguric. Deri tani Jurgeni ka 12 fitore pa asnjë humbje.
Jurgen Uldedaj është mbajtes i dy titujve boteror WBO Junior dhe WBC Junior. Ai po bën histori botërore. Uldedaj po shikohet nga specialistët e këtij sporti si një talent i padiskutueshëm. Ai është nga Lezha dhe rrjedh nga një familje me emër në Lezhë.

Ja se ç’shkruan Meta: Urime të përzemërta Jurgen Uldedaj për fitoren e shkëlqyer të 12-të radhazi! 

SHKARKO APP