Presidenti vlerëson policinë për aksionin kundër drogës: Siguria kërcënohet nga krimi
Presidenti i vendit Ilir Meta ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit në aksionin e sotëm ku u sekuestruan 613 kilogramë kokainë. Kjo është sasia më e madhe e kokainës që është kapur brenda territorit shqiptar. Vlera e saj arrinë në rreth 180 milionë euro.
Në mesazhin e tij, Presidentit përshëndet punën e policisë dhe bashkëpunimin me autoritetit italiane.
Kreu i shtetit shprehet se rreziku kryesor i sigurisë kombëtare është fuqizimi i krimit të organizuar dhe për luftën ndaj tij ka kërkuar bashkëpunim me të madh me partnerët ndërkombëtarë. “Presidenti Meta duke theksuar rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, kërkon thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kreu i shtetit ka theksuar dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë në kufijtë e vendit dhe në dogana. “Presidenti Meta thekson në mënyrë të përsëritur domosdoshmërinë për rritjen e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar dhe inkurajon pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese nga elementët e inkriminuar, në funksion të përmbushjes me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese”,- njofton Presidenca.
Deklarata e plotë e Presidencës:
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndet aksionin e fundit të Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.
Presidenti Meta duke theksuar rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, kërkon thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë.
Presidenti Meta përshëndet rolin e Anti-Mafias italiane dhe paralajmërimet e saj konsistente për rrezikun që i vjen, jo vetëm Shqipërisë dhe Italisë, por edhe rajonit, nga fuqizimi i krimit të organizuar.
Presidenti Meta thekson në mënyrë të përsëritur domosdoshmërinë për rritjen e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar dhe inkurajon pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese nga elementët e inkriminuar, në funksion të përmbushjes me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese”.
LAJME TË TJERA PËR KËTË ARGUMENT
Kapet sasia më e madhe e kokainës në Shqipëri
180 mln euro kokainë, Basha: S’kalonte pa garanci politike
Rama: Kapja e drogës, sukses i yni. Vendet e BE nuk na njoftuan
Droga rrezik kombëtar, Petrit Vasili: DEA të vendoset në Shqipëri
Ministri Fatmir Xhafaj: Forca e shtetit po vepron
VIDEO/KONFERENCA E POLICISË PËR SEKUESTRIMIN E DROGËS