Presidenti Vuçiç: Diçka e tmerrshme do të ndodhë nga provokimet e Kurtit, ai endërron të jetë Zelenski!
Situata mes Kosovës dhe Serbisë mund të precipitojë rrezikshëm.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur se, është jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën aktuale në Kosovë.
“Mendoj se po vjen situata më e vështirë në Kosovë. Diçka që nuk e kemi parë më parë, e gjitha kjo falë veprimeve provokuese dhe sjelljes tmerrësisht të papërgjegjshme të Albin Kurtit, – tha Vuçiç dhe shtoi se ka frikë nga konflikte të mëdha sepse – Kurti ëndërron të jetë Volodymyr Zelenski dhe serbët nuk mund ta tolerojnë më këtë”- është shprehur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
Me tej Vuçiç tha: “Kam frikë nga destabiliteti që po vjen”. Kështu u shpreh për televizionin Pink të Serbisë.