Projekti i Zvernecit duhet mbështetur, i ndryshon imazhin dhe emrin Shqipërisë. Greqia xheloze!
Nga Geri Selenica-
Po dëgjoj shumë qëndrime dhe thirrje publike për transparencë, integritet dhe llogaridhënie në lidhje me projektin e Zvernecit. Kërkohet që pasuritë e vendit, në këtë rast janë private, të mos tjetërsohen në dëm të interesit publik dhe që zonat e mbrojtura të mos sakrifikohen për interesa private.
Me këtë parim jam plotësisht dakord.
Por një pyetje mbetet:
Ku ishte ky shqetësim “qytetar” gjatë 35 viteve të fundit, kur Shqipëria u shkatërrua urbanistikisht, ekonomikisht dhe institucionalisht në emër të “demokracisë” dhe “ekonomisë së tregut”?
Partitë kryesore politike janë shndërruar prej kohësh në korporata politike me interesa ekonomike dhe kriminale të mirëpërcaktuara. Nuk kam asnjë iluzion se projekti i Zvernecit mund të jetë plotësisht i shkëputur nga kjo logjikë. Përkundrazi, ka shumë gjasa që pushteti të ketë interesat e veta ekonomike dhe politike në këtë investim, dhe pikërisht për këtë arsye të jenë bërë edhe shkelje procedurale apo ligjore.
Por debati nuk mbaron këtu.
Volteri ka thënë se “një vendim gjyqësor, përpara se të bazohet në ligj, duhet të bazohet në moral”.
Dhe morali i çështjes së Zvernecit është ky:”Disa nga familjet më të pasura në botë duan të investojnë rreth 4.5 miliardë euro në Shqipëri.”
Një mundësi e tillë është jashtëzakonisht e rrallë për një vend që historikisht ka qenë periferi ekonomike dhe gjeopolitike.
A janë shkelur disa ligje apo procedura?
Ndoshta po.
Por shtetet nuk ndërtohen vetëm mbi procedura. Në momente të caktuara historike ato funksionojnë edhe mbi një parim më të lartë strategjik, të njohur si “Raison d’État” – arsyeja e shtetit.
Për këtë arsye, UNË MBËSHTES ZHVILLIMIN E ZVËRNECIT, pavarësisht se kush përfiton politikisht prej tij. Për këtë kam informacion më se të saktë.
Por, ajo që më intereson është nëse Shqipëria fiton një investim transformues që ndryshon pozicionin e saj ekonomik dhe strategjik në rajon.
Kam bindjen se një pjesë e kundërshtimit nuk buron vetëm nga shqetësime mjedisore apo ligjore. Në Ballkan, projekte të kësaj përmase prekin interesa të shumta ekonomike dhe gjeopolitike, brenda dhe jashtë vendit.
Ajo që më shqetëson më shumë nuk janë protestuesit si individë, POR FAKTI SE SHQIPËRIA VAZHDON TË MBETET E NDJESHME NDAJ NDIKIMEVE DHE OPERACIONEVE TË SHËRBIMEVE TË HUAJA, DHE E PAAFTË PËR TË NDËRTUAR NJË KONSENSUS KOMBËTAR PËR PROJEKTET STRATEGJIKE.
Me keqardhje shoh se debati publik shpesh reduktohet në akuza, etiketime dhe polarizim, në vend që të diskutohet pyetja themelore: A E BËN KY PROJEKT SHQIPËRINË MË TË FORTË, MË TË PASUR DHE MË TË RËNDËSISHME NË HARTËN EKONOMIKE TË RAJONIT?
Për mua, kjo është pyetja që duhet të marrë përgjigje e para.
POR, ka në këtë mes edhe një agjendë WOKE dhe ANTI-TRUMP, që pjesa më e madhe nuk e kupton.
UROJ QË ZVERNECI TË MOS DËSHTOJË SI PROJEKTI NË BEOGRAD, PËR SHKAK TË KËTYRE AXHENDAVE, SEPSE KJO DO TË ISHTE NJË HUMBJE SHUMË E MADHE PËR SHQIPËRINË.
ZHVILLIMI I BREGDETIT SIPAS STANDARDEVE TË SHEKULLIT XXI ËSHTË POTENCIALI MË I MADH EKONOMIK I SHQIPËRISË, ME NJË VLERË QË MUND TË ARRIJË DERI NË 300 MILIARDË EURO/VIT PBB.
Po kur bëja unë protesta për Porto Romanon, si nuk iu kujtua ABSOLUTISHT ASNJËRIT? Ai ishte një SABOTIM i PASTËR i INFRASTRUKTURËS STRATEGJIKE KOMBËTARE.
Sepse SHËRBIMET ishin PRO SABOTIMIT të Porto Romanos.
A është Zverneci më i rëndësishëm se Porto Romano?
JO.
Atëherë ekuacioni u vërtetua.
Pjesa e diskutimeve për “PELIKANIN KAÇURREL” janë vetëm sebep.
KOHA JONË SONDAZH

