Prokurori Granit Shahu: Konkurova, por kryeprokurori ishte paracaktuar
Duke përmbushur kriteret e ligjit si magjistrat dhe me 15 vjet përvoje pune si prokuror, Grantit Shahu, ishte njeri nga të shtatët që kaloi pragun e Komisionit të Ligjeve për seancën dëgjimore të komisionit.
Nuk e ka mërzitur humbja, se sa argumenti i Komisionit të Ligjeve që e skualifikoi fillimisht për lidhje me sigurimin e shtetit, kohë në të cilin Prokurori ka qenë i mitur.
“Relatori ku është shprehur në raportin përfundimtar referon për autoritetin e dosjeve në lidhje me emrin tim, dua te sqaroj gjithë opinionin se autoriteti i dosjeve ka objekt të vet punën e ish-sigurimit të shtetit para viteve ’90 e përpara për punën e sigurimit të shtetit. Kohë në të cilën unë kam qenë a s’kam qenë 16 vjeç”, tha Grantit Shahu.
Por në raportin përfundimtar për skualifikimin e prokurorit hiqet ky përcaktim dhe lihet një tjetër që flet për punën e prokurorit dhe për pasuritë e tij. Por Prokurori thotë se ky vlerësim është atribut i komisionit të Vettingut.
“Një ndër pikat që unë do desha të kontestoja është ajo ku thuhet se aty shprehet se nuk kam integritet profesional, dua të bëj me dije se për integritetin tim profesional ka një grup punë që përbëhet nga anëtarë të Komisionit të Vettingut dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, të cilët do të hedhin shortin për të tërhequr dosje të cilat unë kam hetuar. Ky short nuk është hedhur për mua është hedhur vetëm për kandidatët për anëtarë të KLP. Ky konkluzion nuk bazohet fare në gjendjen faktike. Kam marrë pjesë në një garë që siç është theksuar edhe nga anëtarët e komisionit apo edhe juristë për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm pa iu bërë Vettingu ndërkohë që vihem përballë një fakti që mua është bërë një vetting 24 orësh”, shprehet prokurori Granit Shahu.
Duke paralajmëruar se tashme do t’i drejtohet Gjykatës, Prokurori Shahu hedh dyshimin se emri për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm ishte i paracaktuar.
“Definicionet në lidhje me emrin tim në këtë raport nuk janë mbështetësit në gjendjen faktike dhe në dokumentet që unë kam dorëzuar, madje mendoj se kjo garë ka një emër të parapërcaktuar se kush do jetë Prokuror i Përgjithshëm”, deklaroi prokurori Granit Shahu. /Tch/