Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 01:13 Kuvendi miraton me 80 vota Pro në parim Buxhetin për vitin 2027 Pas debateve dhe përplasjesh që nisën mëngjesin e së mërkurës mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2027. Projektbuxheti,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Kasaforta e Veliajt
  • Berisha
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futboll
  • Teknologjia
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Kasaforta e Veliajt
  • Berisha
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futboll
  • Teknologjia
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Prokurori italian: Mafia shqiptare po kap nivele të larta. Korrupsioni nuk lejon që të bëhen hetime të plota

Prokurori italian: Mafia shqiptare po kap nivele të larta. Korrupsioni nuk lejon që të bëhen hetime të plota

Intervista
E martë, 7 Janar 2020 16:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokurori i Antimafias Italiane Nicola Gratteri prej vitit 1989 punon e jeton çdo ditë, nën mbrojtjen e një skuadre policore të vendosur nga shtetit pas një sërë kërcënimesh për jetën e atentateve të mbetura në tentativë nga klanet mafioze ndrangetiste.  Në një intervistë për gazetaren e RTV Ora në Romë  Alba Kepi, Grateri thotë se mafia shqiptare po fuqizohet gjithnjë e më tepër. Prokuror sot një vit më parë në intervistën e bërë për RTV Ora ju informuat mbi rrezikshmënrinë e fuqizimit të mafias shqiptare në Europë e në botë. Si paraqiteti kjo situatë sot një vit më pas?

Prokurori Nicola Gratteri: Në krahasim me një vit më parë Mafia shqiptare në Itali është aktualisht më e pranishme në trafikun e drogës. Po bëhet përherë e më shumë një mafie e zhvilluar dhe e rëndësishme, pasi arrin të manovrojë sasi të mëdha kokaine e veçӓanërisht heroine. Pa harruar dhe marijuanën. Shumë herë këtë vit kemi vënë nën hetim shqiptarë që organizonin trafikun e marijuanës nga Shqipëria në Itali. Madje pak javë më parë gjatë një operacioni në kanalin e Otrantos sekuestruam rreth 6 tonë marijuanë e trafikuar përmes detit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pra trafiku i  marujunës nga Shqipëria në Itali vazhdon të kryhet përsëri me të njëjtat rrugë?

 Prokurori Nicola Gratteri:  Trafikantët shqiptarë përdorin dy rrygë kryesore, ajo e kanalit të Otrantos e cila është largësia më e afërt detare mes dy vendeve dhe rruga tokësore përmes territorit të ish Jugosllavisë duke hyrë në Itali përmes kufirit verior.

Konfirmohet gjithashtu bashkëpunimi i krimit të organizuar shqiptar me mafian italiane?

Prokurori Nicola Gratteri: Lidhjet e bashkëpunimi i tyre vazhdon. Ndrangheta ble nga mafia shqiptare marijuanë, e studimet e analizat e kryera nga ne, tregojnë se gjatë viteve të fundit  kemi një shtim të prodhimit të marijuanës në Shqipëri, gjë që sjell uljen e çmimit të saj.  Si rrjedhojë Ndrangheta përveç kultivimi ilegal të marijuanës në territorin e saj në Aspromonte (Calabria) blen me çmim mjaft të lirë dhe marijuanën shqiptare. Mafia ndraghetiste e territorit të Vibo Valentias apo e provincës së Crotones, që janë klane mafioze mjaft të fuqishme, të konsideruara të serisë A, blejnë marijuanën shqiptare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju flisni për trafikun e marijuanës por operacionet e fundit të antimafias italiane shfaqin se alarmi kryesor në aktivitetetin e trafiqeve ilegale të kriminalitetit shqiptar është kokainë?

Prokurori Nicola Gratteri: Po. Mafia shqiptare është ngritur në nivel më të lartë. Mafian shqiptare e gjejmë gjithnjë e më të pranishme në Holandë në trafikun e kokainës e kemi gjetur përfaqësues të mafias shqiptare dhe në Kolumbi, në Amerikën e Jugut, duke organizuar blerjen e drejtpërdrejtë të sasive të kokainës për t’i trafikuar më pas në Europë.

Mund t'ju interesojë

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58
Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë ...

6 Nëntor 2026, 23:33

E në aktivitetin e trafikut të drogës, kriminaliteti shqiptar vepron si një mafia apo konsiderohet ende një grupim kriminal i strukturuar?

Prokurori Nicola Gratteri:  Në menaxhimin e trafikut të drogës kriminaliteti shqiptar është më korrekt të quhet krim i organizuar. Mund ta përkufizojmë mafia brenda territorit shqiptar. Për të ekzistuar mafia ka nevojë për konsesusin popullor, ka nevojë për territorin për të ndërvepruar me popullin.

Po flasin për lidhjet e kriminalitetit shqiptar sidomos me mafian kalabreze, por siç njihet aktiviteti i tyre shfaqet majft preokupues jo vetëm në jug të Italisë por dhe në veri..

Prokurori Nicola Gratteri: Mbi të gjitha në veri të Italisë e të Europës. Në jug kryehen blerje.shitjtet e drogës e shqiptarët janë pozicionuar kryesisht në veri e qëndër të Europës.

Përgjatë këtij viti Kryeprokurori i përgjitshëm italian Frederico Calfiero De Rajao ka zhvilluar disa vizita në Tiranë. Si po ecën bashkëpunimi juaj me autoritetet shqiptare në parandalimin e trafiqeve ilegale?

Prokurori Nicola Gratteri: Dhe unë kam qënë disa herë në Shqipëri kemi biseduar me to. Por unë mendoj se në Shqipëri ka një problem të mbulimit të krimit në shoqëri, ka fenomene të një korrupsioni të konsiderueshëm që nuk të lejojnë ta luftosh e të kryhesh hetime të forta e vendimtare.

Po më flisnin për një korrupsion të lidhur me politikën?

Prokurori Nicola Gratteri: Jo ka të bëj me aparatin e administratës publike që ka raste që hyjnë e ia dalin të penetrojnë  dhe në institucionet gjyqësore. E këtë gjë e referojnë dhe persona që kanë pasur të bëjnë me Shqipërinë.

Mafia e ekonomia. A ka mundur kriminaliteti shqiptar të penetrojë në ekonominë italiane?

Prokurori Nicola Gratteri: Deri tani nuk më rezulton një gjë e tillë. Përveç grabitjeve në vila e grabitjeve të TIR. Aktiviteti më i rëndësishëm i tyre në Itali është shitja e drogës e me paratë e fituara më pas shkojnë në Shqipëri e ndërtojnë kështjella. Për momentin në Shqipëri masat parandaluese nuk janë si në Itali. Është e vështirë ti sekuestrosh të mirat materiale mafiozëve të vëna në rrugë të paligjshme. Në Shqipëri është e lehtë që papritur të bëhesh i pasur e askush nuk të thotë gjë.

Pra duhet një normativë më e fortë ligjore?

Prokurori Nicola Gratteri: Duhet një revolucion në planin normativ, si përshembull të kopjojnë sistemin gjyqësor italian e ta aplikojnë në Shqipëri.

Etiketat e lidhura

Alba Kepi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi miraton me 80 vota Pro në parim Buxhetin për vitin 2027
Para 4 orësh

Kuvendi miraton me 80 vota Pro në parim Buxhetin për vitin 2027

Divorci më i shtrenjtë në Britani: ish-gruaja e oligarkut rus kërkon 719 milionë euro
Para 7 orësh

Divorci më i shtrenjtë në Britani: ish-gruaja e oligarkut rus kërkon 719 milionë euro

Ura e Krimesë nën ujë: mbi 200 metra të shkatërruar, kanali i lundrimit i bllokuar
Para 7 orësh

Ura e Krimesë nën ujë: mbi 200 metra të shkatërruar, kanali i lundrimit i bllokuar

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 7 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

Më të lexuarat

1 Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 7 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

2 Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Para 14 orësh

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

3 Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT
Para 13 orësh

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

4 Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
Para 19 orësh

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.