Prokuroria për deputetët: Aqif Rakipi quhej Skënder Ejylbegaj, kurse Gledjon Rehovica ishte Kusta Mina!
Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatëve për deputetët Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica. Tani i takon KQZ të vendos për këtë kerkesë.
Zbulohen vendimet e prokurorisë për dy deputetët për të cilët, përmes një kërkesë drejtuar KQZ-së, kërkon heqjen e mandatit. Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica rezultojnë të dënuar në Itali për vjedhje. Të dy deputetë e Kuvendit, sipas Prokurorisë, rezultojnë me emra të rremë të ndaluar nga drejtësia italiane, ndërsa zbulimi i tyre është bërë përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma.
Në raportin e Prokurorisë shkruhet se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje nën emrin Skënder Ejylbegaj. Ai ka konsumuar veprën penalë më 03.11.1998. Ndërsa Gledjon Rehovica, me emrin Kusta Mima është i raportuar për vjedhjen e një dyqani në shtetin fqinj në 27.02.1999 shkruan shqiptarja.com e Carlo Bolinos.
Të dy deputetët nuk kanë deklaruar ndalimet në formularin e dekriminalizimit. Për këtë shkak, Prokuroria i kërkon KQZ-së heqjen e mandatit për dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. KQZ pritet të vendosë ditët në vijim për këtë kërkesë të organit të akuzës, ndërsa në një mbledhje konsultuese të zhvilluar paraditen e sotme, iu la disa ditë kohë deputetëve për t’u njohur me dosjen.
Ndërkohë të dy deputetët janë shprehur se nuk ka asgjë të vertetë në këtë histori, duke e lidhur si sulme politike nga PS dhe kryeprokurorja e re. Megjithatë pritet të shikojmë vendimin e KQZ.
Për mediat i pari i listës së PDIU-së në qarkun e Elbasanit, Rakipi, tha se nuk ka dijeni për asnjë akuzë, ndërsa mohon të jetë akuzuar dhe aq më keq të jetë dënuar në shtetin fqinj. “Nuk kam pasur asnjë akuzë dhe as kam qenë dënuar ndonjëherë. Nuk kam asnjë lidhje me vjedhjet. Nuk mund të më njollosin mua në këtë mënyrë”, tha deputeti Rakipi. Deputeti i PDIU-së është në mandatin e tij të dytë.
Ai ishte personi që bashkë me kandidatët e tjerë të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit, bëri që votat për këtë parti më 25 qershor të dyfishoheshin në krahasim me zgjedhjet e 2013-ës. PDIU në këtë qark pësoi një transformim të madh, falë dhe bashkëpunimit që pati në mandatin e parë qeverisës me Partinë Socialiste, duke marrë disa pozicione drejtuese.
Ndërsa deputeti i LSI-së, Gledion Rahovica nuk bëri asnjë koment dje në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për lënien e mandatit për shkak se preket nga ligji i dekriminalizimit. Rahovica është në mandatin e dytë të tij si deputet i qarkut të Beratit.
KQZ do jetë verdikti ligjor, ndonëse mësohet se dy deputetët janë të vendosur, që ta heqin këtë njollë që iu vendosin padrejtësisht, sipas tyre, pra do ta çojnë deri në Gjykatën e Strasburgut.
(marrë nga www.folshqip.al)
http://folshqip.al/deputetet-akuzohen-se-kane-vjedhur-dhe-sot-bejne-ligje/