Prokuroria e Përgjithshme, superpajisje përgjimi 1.5 milion euro

1.5 milion euro kushtoi teknologjia më e fundit për organin e akuzës shqiptare. Përgjon gjithçka: telefonata, sms, ëhats, viber, email, etj.

Burimet tregojnë se 4 deputetë biznesmenë janë nën përgjim për afera korruptive, vrasje dhe tentativë vrasje si dhe trafik droge.

 Deri pardje prokuroria e përgjithshme merrte me qera nga SHISH pajisjet e përgjimit kur ishte puna për përgjime në hetime të rëndësishme kriminale. Por nga pardje vonë prokuroria ka tashmë ligjërisht një pajisje përgjimi më të fundit teknologjike e cila ka kushtuar 1.5 milionë euro. Dihet se prokuroria, ndër të tjera, ka të drejtë ligjore për të përgjuar personat nën hetim, ashtu sikurse përgjon edhe të tjerë, përfshirë politikanë e zyrtarë, të cilët bien në qarkun e përgjimit. Më saktë nëse prokuroria heton dhe përgjon iks përson me aktivitet kriminal apo të dyshuar për aktivitet të paligjshëm, por rastësisht në përgjim bie politikan, zyrtar i shtetit apo kushdo qoftë që flet apo komunikon në mënyra të ndryshme me personin zyrtarisht të përgjuar, atëhere edhe këta mbeten në “rrjetën” e përgjimit. Duket paksa si shkelje ligjore, por nuk është kështu sepse organi i akuzës “grepin’ e ka hedhur për përsonin apo grupin e personave me aktivitet të paligjshëm dhe nëse futet politikani tek “grepi” duke “çukitur”, atëhere mbetet aty. Por kjo nuk është kryesorja në rastin në fjalë. E rëndësishme mbetet se prokuroria tashmë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, korrupsionit dhe shkeljeve të tjera ligjore ka plus edhe një pajisje të sofistikuar që është pronë e Prokurorisë së Përgjithshme. Pajisja tregojnë burime të besueshme nga prokuroria përgjon dhe regjistron çdo gjë si telefonatat, sms, viber, ëhatsapp, line, email, etj. Me këtë pajisje të teknologjisë së fundit dalin jashtë funksionit të gjitha pajisjet e tjera të përgjimit, nëse dikush i përdor në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës. Pra nëse një institucion apo person përdorin pajisje në mënyrë të paligjshme përgjimi, kjo pajisje e re në prokurori e gjen në mënyrë të përpiktë vendin e saktë se ku bëhet përgjimi i paligjshëm.

Siç dihet Prokuroria po heton në mënyrë intensive dosje të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe dosje me akuza korrupsioni të zyrtarëve të ndryshëm. Por mësohet dhe e konfirmuar dje nga zyra të ndryshme hetimi në Prokurori se janë 20 deputetë nën hetim, ndërsa 4 deputetë biznesmenë janë nën përgjim intensiv. Për to po mblidhen fakte, dokumenta, video, inçizime zanore,etj. Ndërsa pajisja e re e përgjimit ëshë futur në punë që dje pasdite me specialistët me të mirë të trajnuar jashtë vendit nga institucione homologe perendimore. Për fatin e mirë të prokurorisë që dje një deputet biznesmenka rënë në “rrjetën” e përgjimit të Prokurorisë në lidhje me një dosje supërkriminale, ku burimet tregojnë se ka patur të vrarë të rëndësishëm në Shqipëri dhe në Mal të Zi. Bëhet fjalë për trafik ndërkombëtar droge. Janë marrë nga sistemi TIMS kalimet e deputetit në Mal të Zi si dhe po punohet me homologët rajonal për të sjellë videot e një vrasje të bërë në një vend fqinjë.

Pajisja e re e përgjimit monitorohet rreptësisht në Prokurorinë e Përgjithshme dhe gjithçka mbahet sekret.

Por ka lindur një pyetje për deputetin biznesmen që po hetohet: Arrestimi i tij do bëhet para zgjedhjeve parlamentare apo mu në mesin e fushatës parlamentare?

Nëse arrestimi firmoset në muajin e zgjedhjeve kostoja për partinë politike apo koalicionin do jetë fatal.

Qamil Xhani 

SHKARKO APP