Arrestet gati për lirimin e Lul Berishës. Kryebashkiaku apo gjyqtarët?

Pas shpërthimit të skandalit në media për lirimin e “Bandës së Durrësit” dhe pikërisht kreut të saj Lulzim Berisha ka filluar hetimi urgjent nga prokuroria . Reagimi i ambasadorit amerikan Lu ka qenë i prerë në lidhje me këtë lirim nga gjykata e Durrësit. Por ajo që vihet re është  se u veprua në fshehtësi nga palët e interesuara për lirimin e Berishës. Nga pak e për ditë kanë kryer veprime që e sollën nga heqja e dënimit të përjetshëm me ulje në 25 vite. Me pas me qetësi e pa zhurmë  i kanë ulur dënimet herë pas here, derisa arritën me 5 dhjetor 2016 ta lirojnë me kusht. 

Skandali ka shokuar opinionin publik me shkresën e Bashkisë së Durrësit dërguar gjykatës së Durrësit për ti garantuar punë në Bashki (!) si pjesë e garancisë së gjykatës për ta liruar.  Ndonëse kreu i Bashkisë së Durrësit zoti Dako është përgjigjur se ” është një proces rutinë kjo puna e shkresës”, përsëri lindin shumë pikëpyetje për garancinë e Bashkisë.

Mënjëherë Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë zoti Adriatik Llalla ka nisur hetimet për gjyqtarët dhe kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Mësohet se urdhëri i kryeprokurorit të Republikës ka qenë i ashpër. Ka kërkuar të ndëshkohen me arrestime kushdo qoftë përzier në lirimin e Lulzim Berishës, si gjyqtarët, ashtu edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Një fletë arresti është prerë për njerin nga emrat e mësipërm. Për gjyqtarin apo për kryebashkiakun, akoma nuk qartësohet, pasi burimi nga prokuroria tha se fletë arrestet janë mbi tavolinë.

Njoftimi i prokurorisë

“Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar ndër të tjera se, Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e saj datë 05. 12. 2016, ka vendosur :“Pranimin e kërkesës së të dënuarit Luzim Berisha dhe lirimin me kusht nga vuajtja e mëtejshme e dënimit penal me burgim të dhënë me vendimin nr. 1, date 16. 01. 2012, te Gjykatës për Krime të Renda, i ndryshuar me vendimin nr. 175, datë 16. 07. 2014, të Gjykatës së Larte, për pjesën e mbetur të pavuajtur të dënimit, prej gjashte vjet e dy muaj e 22 ditë burgim. Nga të dhënat paraprake, rezulton se Lulzim Berisha ka përfituar nga një seri e gjatë vendimesh gjykate për ulje dënimi, si edhe ka përfituar nga ligji i vitit 2012 Për Amnistinë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, nga informacioni i publikuar në media rezulton që në vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, shkruhet se “Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për tu punësuar në ndonjë subjekt privat.

Nën hetimin e prokurorisë janë vendimet e dhëna, në kohë të ndryshme për të dënuarin Lulzim Berisha nga gjyqtarë të Gjykatës së Durrësit, për përfitim të uljes së dënimit, përfitimit të amnistisë, si dhe ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit nga burgu i sigurisë së lartë, në atë të zakonshëm.

Prokuroria e Durrësit ka dyshime të arsyeshme që zyrtarë të caktuar mund të kenë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, me qëllim krijimin e kushteve për pranimin e kërkesës për lirim para kohe me kusht të të dënuarit Lulzim Berisha”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP