Futboll/Prokuroria heton presidentë, ish-presidentë, arbitrat, ish-ministra

Po zgjerohet rrethi i të hetuarve nga Prokuroria ndaj ekipit të “Skenderbeut”. Presidentë, ish-president, futbollistë, arbitra dhe biznesmenë janë nën hetim.
Njësia Task Forcë në Prokurorinë e Tiranës që ka vendosur nisjen e procedimit penal në lidhje me trukimin e ndeshjeve pas raportit të publikuar nga UEFA pritet të trokasë në dyert e Federatës së Futbollit.
Burime të gazetës Sport Ekspres pretendojnë se lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës. Sipas saj hetimi ka nisur kryesisht, pra pa një denoncim konkret.
Shkak për nisjen e procedimit penal janë bërë publikimet në media në lidhje me një listë ndeshjesh brenda dhe jashtë vendit, rezultatet e të cilave dyshohet se janë fiksuar. Hetimi ka nisur për veprat penale të parashikuara nga nenet: 197/a i Kodit Penal, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive” dhe 197/b Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive.
Burimet e Prokurorisë kanë thënë se procedimi penal ka nisur vetëm mbi bazën e publikimeve në media, ndërsa pas këtij vendimi pritet që Prokuroria t’i drejtohet me kërkesa për informacion e dokumente Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubit të Skënderbeut. Madje ajo do ti hetoje edhe pikat e basteve qe shenohen ne raport theksuan lajmet e drekes se Top Channel.
Po kështu në vazhdim, sipas Prokurorisë, do të kërkohet administrimi në rrugë zyrtare i raportit të UEFA-s për të cilin është folur në media, ndërsa që prej ditës së sotme ka nisur sekuestrimi i gjithë artikujve që janë publikuar në lidhje me çështjen nga mediat vizive dhe të shkruara në vend. Sipas Prokurorisë, vepra e “Paracaktimit të rezultateve në garat sportive” kur është kryer me qëllim përfitimi pasuror dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet. Po kështu, “shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive” ka një marzh dënimi nga gjobë deri në dy vite burgim.
Nuk dihet nëse hetimi do të  kap vetëm Presidetin aktual të Skenderbeut apo edhe ish-presidentin Agim Zeqo. Apo edhe ish-ministrin e financave Ridvan Bode.
Por duket se Prokuroria mund ta zgjerojë rrethin e hetimit, duke hyrë dhe në FSHF si dhe disa arbitra të cilët dyshohet se kanë pjesë e këtij rrjeti shitje ndeshjesh siç raporton UEFA.

SHKARKO APP