Prokuroria: Basha në Prokurori ose të sillet me forcë nga policia

Pas padisë së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ndaj Lulzim Bashës , prokuroria ka thirrur sot deputetin e PD-së Ervin Salianji në lidhje me çka ai publikoi te emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut. Por prokuroria nuk ka ndaluar me kaq. Ajo njofton zyrtarisht se duhet të paraqitet para organit të hetimit edhe kryetari i PD-së, deputeti Lulzim Basha. Në burimet nga prokuroria e krimëve të rënda mësohet se Basha duhet të shkojë në prokurori i paditur nga Taulant Balla. Deri tani Basha quhet dëshmitar, por më pas mund të kalojë i pandehur për shpifje nga prokuroria.

Pra ditën e premte Lulzim Basha duhet të paraqitet në prokurori. Nëse nuk paraqitet atëhere prokuroria do të urdhërojë policinë për sjelljen me forcë të liderit të Opozitës.

Nuk dihet sa seriozisht e ka prokuroria, por duket se ngjarjet po precipitojnë rrezikshëm si dikur në gusht 1998. Opozita po përgatitet për një protestë masive finale, nga e cila siç thonë në selinë blu, do të ketë vetëm fund të qeverisë Rama.

Një dorë e padukshme po i çon palët në konflikt fizik e civil.

SHKARKO APP