Prokuroria thërret ish-ministrin, Genc Ruli

Prokuroria thërret ish-ministrin e Ekonomisë në qeverinë “Berisha”, Genc Ruli. Mësohet se ish-ministri do të pyetet si person që ka dijeni për privatizimin e CEZ. Thirrja për tu pyetur e Rulit vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës. Gjykata i la detyrë prokurorisë të marrë në pyetje disa emra, mes tyre edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Ndërkohë Ruli i kontaktuar nga televizioni “News 24” deklaroi qe pret konfirmim për orarin dhe do paraqitet në prokurori.

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, u thirr një javë më parë në Prokurori për të dëshmuar lidhur me aferën e shitjes së kompanisë elektronergjetike.

Genc Ruli ka qenë Ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Privatizimi OSSH nga CEZ i kushtoi shtetit shqiptarë miliona Euro. Një komision parlamentar hetoi çështjen dhe ia dërgoi prokurorisë, por kjo e fundit e mbylli ndërsa gjykata e Tiranës pak ditë më parë urdhëroi hapjen e çështjes përsëri, duke i lënë detyra prokurorisë se kush duhet të merret në pyetje.

Po sot për çështjen CEZ dhe hetimin e saj ka folur për “TV Klan” Shkëlzen Berisha. Djali i ish-kryeministrit thotë se ky veprim është vetëm një shashkë politike e Edi Ramës, pasi Prokuroria është bazuar vetëm mbi akuza politike.

“Kjo është një shashkë politike, e cila ka filluar si e tillë në momentin kur Partia Demokratike depozitoji në parlament një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor, për pazaret e Edi Ramës dhe largimin e CEZ nga Shqipëria, të cilëve I kushtoi shqiptarve plot 650 milion euro.

Por me ngritjen e kërkesës nga Edi Rama të këtij grupi hetimor për të sjellë prova konkrete ka rezultuar e dështuar me turp thone ne PD. “Kallëzimin në fjalë nuk e ka bërë asnjë prokuror, asnjë gjykatës, as policia ,as KLSH. Shkelzen Berishën e ka kallëzuar vetëm Edi Rama dhe  Grupi parlamentar i Partise Socialiste. Kallëzim dhe kallëzues më politik nuk mund të gjesh”,- deklaroi Shkëlzen Berisha.

SHKARKO APP