Propozimi historik që Delvina të ishte nën Mbreterinë Britanike
Nga Auron Tare/
Delvina Britanike
Delvina sot është një fshat i harruar në një cep të Jugut shqiptar. Fatkeqësisht edhe rruga që dikur të detyronte të kaloje në këtë qytezë tashmë nuk kalon më duke e zhytur me shumë në harresë. Dikur një qytet jashtëzakonisht interesant, piktoresk, me një pejsazh magjepës, me vreshta të famshme për verën e tyre të cilat përmenden edhe nga udhetari otoman Celebi.
Shtëpia e famshme e Pashallarëve të Delvinës me ndikim nga Vlora në Malet e Laberisë e deri në Janinë. Vendi nga ku e filloi karrieren e tij politike Ali Pasha i famshem. Qytezë tregtare me një komunitet të vogël, por të pasur hebraik, me një port si Saranda nga ku furnizonte jo vetëm Korfuzin, por edhe vende të tjera me ushqime dhe lendë të parë. Sipas studiuesve të Universitetit të Venecias një oaz i harmonisë fetare duke ndërthurur bektashizmin me ortodoksinë tradicionale.
(Më poshtë një pikturë e panjohur e Edward Lear i cili e përshkruan Delvinën me nota plot ngjyra).
Në mesin e viteve 1800 një vend shumë i preferuar për aristiokracinë europiane, e cila udhëtonte nga Korfuzi në brendësi të Shqipërisë orientale në Delvinën e pasur dhe plot kulturë. Historia i kishte rezervuar një suprizë, por fatkeqsisht/apo fatmiresisht(?) kjo suprisë nuk ndodhi.
Ja dhe fotot e Sir John Young (më vonë Lord Lisigar) Guvernator i Ishujve Ioniane, i cili në një Memo për Qeverine Britanike propozon dorëzimin e ishujve Ioniane, Mbreterise Greke dhe mbajtjen nën sundimin Britanik të Ishullit të Korfuzit dhe bregdetit shqiptar nga Saranda në Parga me Delvinen si një kryeqendër. ( Lord & Lady Lisigar* e kishin vizituar disa herë Delvinën dhe Butrintit).
Kjo Memo doli në shtyp duke krijuar një skandal diplomatik dhe për këtë arësye Sir John Young (Lord Lisgar) u tërhoq nga posti i Guvernatorit.
Po sikur ky plan të ishte pranuar nga Qeveria Britanike? Imagjinoni dot një Delvinë Britanike se çfarë shkëlqimi do të kishte!
*Lord & Lady Lisgar (John Young and Adelaide Dalton) ish Guvernator i Përgjithshëm i Ishujve Ioniane, Guvernator i Kanadasë dhe Guvernator i Neë South Wales Australi, Sekretar i Shtetit për Irlandën nën Kryeministrin George Hamilton.
Në foto: *Lord & Lady Lisgar (John Young and Adelaide Dalton) ish Guvernator i Përgjithshëm i Ishujve Ioniane, Guvernator i Kanadasë dhe Guvernator i Neë South Wales Australi, Sekretar i Shtetit për Irlandën nën Kryeministrin George Hamilton.
Në foto Lady Lisigar ( Lord & Lady Lisigar* e kishin vizituar disa herë Delvinën dhe Butrintit).