Kryeministri nuk tërhiqet, por as Sindikata nuk fillon mësimin. Rektorët fillojnë kërcënimin ndaj pedagogëve

Po njeh përplasje të re protesta e pedagogëve të universitetëve publike. Kryeministri nuk tërhiqet, kurse Sindikata e Pedagogëve deklaron se nuk fillojmë mësimin deri sa qeveria të rrisë pagat tona, të paktën përafërsisht sa në Mal të Zi apo Kosovë.

Kryeministri Edi Rama sot në takimin me Rektorët e Universiteteve tha se koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme sepse këtë e kërkojnë Sindikatat, i ka ardhur fundi.

“Universitetet nuk janë gjimnaze, trupat pedagogjike nuk janë trupa të infermierëve apo punonjës policie. Janë trupa që mbahen vetëm me pagën e shteti”- tha Edi Rama, duke e mbyllur mundësinë e rritjes së pagave.

Kreu i Sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ka kthyer përgjigje Ramës, kur ky i fundit tha se kishte ikur koha kur paga rritej uniformë se e kërkonte sindikata.

“Deklarojmë vijimin e protestës deri në vijim, drejtuar kryeministrit, ministres së Arsimit, dhe rektorëve, në formën e ndërprerjes së mësimit gjatë gjithë ditës, duke nisur nga ora 10, para universitetit Politeknik. Të dashur kolegë, qëndresa jonë e përbashkët do të vijojë. I bëjmë thirrje të gjithë pedagogëve të bashkohen. Rama e ka takimin me rektorët në kuadër të një komiteti. T’i thërrasë mendjes dhe të shohë problemet. Të gjitha universitet janë në gjendje kënetore me këtë investim. Rankimet pa fonde i bën kot” tha kreu i sindikatës.

Por mësohet se në disa universitete, rektorët kanë filluar të thërrasin një e nga një pedagogët, duke iu bërë presion, që të tërhiqen nga protesta. Mediat publikojnë faktin se në Universitetin e Mjeksisë, rektori ka filluar presionet ndaj atyre që janë në protestë.

Përplasja vazhdon. Nuk dihet nëse Sindikata e Pedagogëve do t’ju bëjë thirrje studentëve që ti mbështesin në ditët e protestës.

SHKARKO APP