Protesta e çamëve,Mesila Doda thumbon dhe ironizon gazetat shqiptare

Protesta e djeshme e PDIU-së dhe e shoqatës Çamëria përballë Ambasadës Greke në Tiranë, ”pushtoi” mediat greke, por në Shqipëri nuk gjeti shumë pasqyrim. Në Greqi të gjitha gazetat kryesore e kanë lajm të parë, shoqeruar edhe me foto të mëdha nga protesta e çamëve. Në Tiranë, përveç gazetës “Koha Jone” dhe ndonjë lajmi të vogël në dy gazeta kryesore, mediat e tjera as që e kanë pasqyruar në faqen e parë, faqe e cila është kryesore dhe përmbledh lajmet më të rëndësishme nga vendi apo bota.

Dhe protesta e çamëve të cilët deklaruan se duan të kthehen në tokat e tyre në Çamëri (Greqi) është lajm, bile lajm kryesor.

Natyrisht merret me mend se nuk është mungesa e aftësisë gazetareske te drejtuesve të medias, por telefonatat e kryeministrit Rama te pronarët e tyre. Rama nuk do asnjë telash ndaj marrëveshjes, të cilën pala greke thotë që e ka mbyllur, ndërsa qeveria shqiptare e mban sekret ndaj publikut. Nuk dihet se çfarë është biseduar, çfarë po falin nga toka e sidomos nga deti shqiptar. Dihet një gjë se për çamët asnjë fjalë, asnjë kusht nga pala shqiptare për Greqinë. Por fatmirësisht doli Presidenti Meta dhe kërkoi sqarime dhe zbatim të përpiktë të Kushtetutës, ndryshe nuk e firmos letrën e bardhë të ministrit të jashtëm.

Sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, ka shprehur pakënaqësinë në mbulimin që gazetat shqiptare i bënë protestës. Në statusin e Dodës, shkruhet se gazetat në vend kanë kohë për të marrë me personazhet e Showbizit, duke lënë protestën.

”Gazetat shqiptare kanë gjëra më të rëndësishme për tu marrë… janë këto personazhet e Big Brother-it që herë pas here trondisin opinionin”,-shkruan Doda.

Statusi i Mesila Dodës:

Gazetat kryesore greke pasqyrojne protesten e fuqishme te shoqates Çameria dhe kerkesat per njohjen e masakres dhe te drejtave te popullsise Çame. Gazetat shqiptare kane gjera me te rendesishme per tu marre… jane kto personazhet e Big Brother-it qe here pas here trondisin opinionin…Dhe pastaj flasin per etike e nivel profesional…

Ja gazetat kryesore greke se si e pasqyrojnë në faqe te parë:

 

 

SHKARKO APP