Protesta e sotme e shikuar nga fotografitë dhe dita e enjte si përballje finale
Protesta e sotme ishte e madhe në numër. Ajo u transmetua live edhe nga “Zëri Amerikës” dhe “Euronews”. Por policia dhe garda përdorën me shumicë gaz lotsjellës, çka detyroi qytetarët të iknin të alarmuar. Edhe analisti njohur Fatos Lubonja tha në news24 se kishte qenë “gaz helmues sa edhe personalisht me zor e mora veten pasi ika me vrap duke marrë frymë me zor deri te presidenca”.
Drejtuesit e opozitës akuzojnë kryeministrin Rama se përdori gazin i cili ndalohet nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Ndërkohë nuk ka mbaruar përballja mes opozitës dhe kryeministrit. Për të enjten, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i kanë bërë thirrje popullit të vijnë për ta rrëzuar duke përdorur forcën përballë një kryeministri të oligarkisë dhe bandave. Nuk dihet saktësisht skenari kësaj radhe i opozitës, sepse këtë të shtunë u ndodhën para një plani të paparashikuar, pasi u përdor gaz lotsjellës, ku shumë specialistë thonë se ishte helmues.
Megjithatë për të enjten, burime sekrete, tregojnë se opozita do jetë haptazi radikale dhe do të pushtojë kryeministrinë në rrethim ose do turma do hyjë në parlament, duke synuar kapjen rob të kryeministrit Rama.
Kryeministri Edi Rama reagoi edhe një herë tjetër në Twitter pas përfundimit të protestës së opozitës. Në rrjetin social ai pati 3 mesazhe: një për protestuesit, një për vlonjatët dhe një për Policinë e Shtetit.
Për Protestuesit: Është faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur?
Për Vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë!
Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë! #Respekt”, shkroi Rama.
Megjithatë duhet të presim mesin e javës për të parë planet e kryeministrit dhe opozitës.