Protesta në Tiranë. Qytetarë mblidhen para Drejtorisë së Policisë

Qindra qytetarë janë mbledhur sot që prej orës 08:00 të mëngjesit para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të protestuar kundër arrestimeve të qytetarëve në Kukës.

Në tubim janë të pranishëm deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të arrestuarit gjatë protestës kundër taksës në Kukës janë sjellë në Tiranë. Protesta e djeshme në Kukës kundër këtyre arrestimeve do të vijojë në kryeqytet.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën para Drejtorisë së Policisë, ndërsa numri i pjesëmarrësve po vjen e rritet më shumë. 23 kuksianët u arrestuan gjatë mesnatës, pasi akuzohen nga prokuroria për shkatërrim të pronës private dhe për dhunë ndaj forcave të policisë. Edhe pse u arrestuan në Kukës, ata janë sjellë në Tiranë, për motive që ende nuk dihen pasi policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

Në një reagim të Avokatit të Popullit, bëhej e ditur, se policia ka shkelur proceduarat për arrestimin e tyre, ndërsa edhe trajtimi i tyre në komisariate në Tiranë, nuk ka qenë i mirë. Pakënaqësi ndaj policia ka pasur edhe nga familjarët e të arrestuarve, pasi sipas tyre, policia u shkuar në mesnatë në shtëpi duke u terrorizuar familjet.

 Këshilltarët bashkiak të Kukësit padi prokurorëve dhe policëve, ja katër akuzat
 Këshilltarët bashkiakë të Kukësit kanë paditur prokurorët dhe policët që kanë lëshuar urdhër arrestet për protestuesit e rrugës së Kombit. Padia është regjistruar në Prokurorinë e Tropojës me akuzat “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”.

Në padinë e këshilltarë kuksianë thuhet se ndalimet janë kryer sipas metodave që ndjekin regjimet totalitare, duke shkelur të gjitha standardet dhe parimet që sanksionohen në Kushtetutë. “Urdhrat e ndalimit janë ekzekutuar duke hyrë dhunshëm dhe duke ndaluar qytetarët në harkun kohor 02.00 – 3.30 të mëngjesit.”- thuhet në padi.

Këshilltarët e Bashkisë së Kukësit besojnë se urdhërarrestet janë lëshuar me një akt të motivuar politikisht nga organi i prokurorisë në Kukës, që nuk ka kryer procedurë të hetimit të pavarur dhe te paanshëm.
“Nxjerrja pa kryer asnjë verifikim apo hetim e urdhrave të ndalimit, është bërë me qëllimin kriminal të frikësimit të banorëve dhe intimidimit të tyre për të mos ushtruar të drejtën kushtetuese të tubimit dhe lirisë së shprehjes”.
Në padi theksohet se, duke mos patur nevojë urgjente, ekzekutimi i urdhrave të ndalimit, duhet të ekzekutoheshin në harkun kohor 07.00 deri në 20.00. “Hyrja në banesë në mes të natës, në një kohë ku të gjtihë familjarët e personave të ndaluar dhe veta ata, janë në gjumë, si dhe në kushtet kur këta persona nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri shoqërore, si dhe pranimi i kësaj forme të kundërligjshme nga ana e prokurorëve, përbën shpërdorim detyre për prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit.”-thuhet në padinë e këshilltarëve bashkiakë të Kukësit.
Edhe Avokati i Popullit pohoi të dielen së për disa nga protestuesit nuk kishte urdhër arresti, në kohën kur është kryer inspektimi, rreth orës 13.00. Avokati i Popullit bëri publik faktin se të ndaluarit janë keqtrajtuar, duke mos u dhënë ushqim deri pas drekës.
Këshilltarët e Bashkisë së Kukësit theksojnë se “nënshtrimi i organit të prokurorisë ndaj urdhrave politikë e qeveritarë është fund i demokracisë në vend dhe nevojiten masa urgjente të frenimit të këtij fenomeni të kundërligjshëm.”
Këshilltarët i qëndrojnë bindjes se qytetarët protestuan në mënyrë të ligjshme kundër padrejtësisë së qeverisë që i grabit ata nëpërmjet taksës 10 euro vajtjeardhje për autoveturat dhe 45 euro për kamionët, prandaj kanë hequr pikat e ndalesës dhe pagesës të vendosura në pronën publike.

(vijon…)

 Lexoni lajme të tjera për protestën në Kukës

Rama: Tufa e vandalëve do të marrë ndëshkimin që meriton

Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!

Vasili: Rama e urren Kosovën, e sheh si klient

Kryebashkiaku i Kukësit: Nuk e takoj Ramën

Qytetarë dhe deputetë në komisariat: Lironi djemtë tanë

Spaho: Situata mund të eskalojë

Bisedime me Kosovën për tarifën, Rama: Pse duhej?

Manjani: Injoroni urdhërat me frymë-nxjerrje të sëmurë 

Dita e parë e protestës. Çfarë ndodhi në Rrugën e Kombit 

SHKARKO APP