Protesta për taksën. Dajak dhe dhunë në Rrugën e Kombit (VIDEO/FOTO)

Një protestë masive është zhvilluar sot nga banorët e Kukësit kundër vendosjes së taksës për kalimin e mjeteve në Rrugën e Kombit. Mijëra qytetarë të Kukësit dhe Kosovës kanë kundërshtuar pagesën e përcaktuar nga qeveria dhe koncesioni i mirëmbajtjes së rrugës. Në tubim nuk kanë munguar dhuna dhe përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Qytetarët kanë zgjedhur si formë proteste bllokimin e rrugës, ndërkohë që forcat policisë janë mundur t’i largojnë me dhunë nga rruga. Protesta nisi pas publikimit të tarifave. Sipas koncesionit të miratuar me vendim qeverie, çdo mjet autoveturë do të paguajë 10 euro (vajtje-ardhje) në rrugë, ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë pagesa është 20 euro (vajtje-ardhje) në Rrugën e Kombit. Banorët e Kukësit dhe Kosovës janë ata që prekën direkt nga kjo taksë e qeverisë.

FOTOLAJM/Përplasja me policinë

Protestuesit janë përplasur me policinë në momentin që kanë tentuar të prishin aparaturat e vendosura për vjeljen e taksës. Protestuesit kanë qëlluar me gur në drejtim të policisë dhe traut ku janë vendosur pikat e kompanisë private.

Protestuesit u përleshën me forcat e policisë, ndërsa më pas, i vunë edhe zjarrin sportelit të vjeljes së taksës. Ata nuk lejuan as ndërhyrjen e zjarrfikëses për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, policia u tërhoq në një distancë të konsiderueshme.

Protesta ka bllokuar prej gati 2 orësh edhe lëvizjen normale të automjete, duke krijuar radhë që shkojnë deri në 10 kilometra, nga dogana deri në sportel.

Ndërkohë banorët dekarojnë për mediat se protesta ishte idetuar si paqësore dhe dhuna ka nisur pas provokimit nga ana e policisë.

Shihni pamjet e fiksuara nga fotoreporteri i LSA-së, MALTON DIBRA, nga momentet e dhunshme të asaj çfarë po ndodh në Tunelin e Kalimashit:

Rama: Protestuesit barbarë në Kukës do të marrin përgjigje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e dhunshme në Kukës, ku qytetarët kundërshtuan vendosjen e taksës nga qeveria. Në një koment në Facebook ai premton se autorët e dhunës do të marrin përgjigjen e merituar.

Ai e cilëson protestën si një sulm ndaj pronës së përbashkët.

“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!”,- shkruan Edi Rama.

Kryemadhi: Revolta në Kukës, fillimi i fundit të qeverisë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për protestën e sotme në Kukës kundër vendosjes së taksës.

Në një koment në Facebook, Kryemathi thotë se qytetarët dëshmuan se fatet e kombit nuk janë pjesë e lojërave të Ed Ramës.

Deklarata e Kryemadhit në Facebook:

“Sot qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm.

Ata që kanë humbur besimin te drejtimi i qeverisë, tek ekonomia që po shkatërrohet sepse Edi Rama do të kënaqë orekset e oligarkëve, sot janë shumica dhe me të fortë se kurrë.

Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit”.

Manjani: Arroganca e shtetit meriton ndëshkim popullor!

Ish-ministri, Ylli Manjani ka reaguar për protestën e sotme. Në koment në Facebook ai shprehet se protesta qytetare meriton respekt. “Dhe meqë ra fjala tek çështjet e tjera: Respekt pa fund për reagimin qytetar dhe Europian të Kuksianëve sot në rrugën e Kombit!

Arroganca e shtetit meriton ndëshkim popullor! Ky lloj reagimi gjendet në çdo demokraci!”,- shkruan Ylli Manjani.

Ora 10:44 – Ka nisur protesta tek rruga e kombit. Në disa momente ka pasur dhe konfrontime me policinë.  Protestuesit kane bllokuar qarkullimin e automjeteve.

 

Banorët e Qarkut të Kukësit do ta shprehin sot me protestë kundërshtimin  për tarifën për të qarkulluar në Rrugën e Kombit, edhe pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se ata do të lehtësohen, por nuk do të përjashtohen nga pagesa.

Qytetarë, përfaqësues të biznesit dhe këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike do të  bëhen bashkë në vendin ku paguhet tarifa e rrugës.

Protesta pritet të nisë në orën 11:00. Organizatorët theksuan se protesta do të jetë paqësore dhe kërkesa është heqja e taksës.

Qytetar: Taksa ndikon direkt në familjet tona, në jetën tonë të përditshme.”

Si një ndër qarqet më të varfëra në rang vendi, Banorët e Kukësit, thonë se tarifa prej 5 euro për të kaluar tunelin e Thirrës është shumë e shtrejtë.

Qytetar: “Penalizuar është vetëm Kukësi, askush tjetër.”

Në Bashkinë e Kukësit, rreth 6 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike, deri në 4 500 lekë, ndërsa 4 700 persona janë të papunë.

Qytetarët thonë se kjo tarifë do ta përkeqësonte gjendjen e tyre, ndërsa tregtarët paralajmërojnë rritje çmimesh.

Tregtar: “Do të sjellë rritje çmimesh dhe varfëri të madhe.”

Ashtu si pak ditë më parë, protestës pritet ti bashkohen edhe drejtues kamionësh dhe qytetarë nga Kosova të cilët që në fillim kanë shprehur kundërshtimin me pagesën për rrugën e Kombit.

Për efekte negative, flasin edhe kryetarët e Bashkive të Prizrenit dhe Kukësit, teksa kërkojnë një zgjidhje lehtësuese mes qeverive të dy vendeve.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/804034776452728/

Bashkim Shehu: “I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që të ulen, të bashkëbisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më lehtësuese.”

Pagesa për rrugën e Kombit nisi të aplikohet të mërkurën, ndërsa tarifat varioojnë nga  2.5 euro për motorë, në 5 euro për makina e vogla e deri në 22.5 euro për kamionët e mëdhenj.

LAJME TË TJERA PËR PROTESTËN

“Luftë” në Rrugën e Kombit

FOTO/ Bllokohen valët celulare në Rrugën e Kombit

FOTOLAJM/Protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit

SHKARKO APP