Protesta tjetër e madhe pas studentëve, bizneset ulin qepenat në gjithë vendin

Pas protestës së studentëve që ende vijon sot në ditën e 14-të të saj, një tjetër protestë e madhe pritet të zhvillohet nesër.

Biznesi i vogël dhe i mesëm do të dalë në protestë kundër taksave të larta që i janë vendosur nga qeveria. Vendimi për protestën është marrë nga Shoqata e Biznesit të Vogël, e cila bën thirrje për uljen e qepenave nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Biznesi i bën thirrje të gjithë familjeve që të dalin në protestë, ndërsa thonë se mbështetin kauzën e drejtë dhe legjitime të studentëve. Ndërkohë biznesi i vogël, i cili mban peshën kryesore në ekonominë shqiptare ka paraqitur një listë më kërkesa drejtuar Qeverisë dhe Ministrisë së Financave. Kërkesat e tyre janë ekonomike dhe kërkojnë që qeveria të reflektojë duke zbutur gjithë tatimet dhe kostot shtesë me të cilat janë të detyruar të përballen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas biznesit të vogël 4 janë arsyet e protestës:

Swiss Digital Mobile Reklama

1-Rritja e pragut të TVSH-së për Biznesin e Vogël dhe të Mesëm nga 2 mln lekë që është sot, në minimalisht 12 mln lekë.

2-Ulja e çmimit të energjisë elektrike të vlerës aktuale që është sot.

3-Ulja e çmimit të karburantit me 40 lekë për litër

4-Ndalja e projektit korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale.

Protesta e biznesit pritet të vijojë me intensitet, pasi vetëm reagimi ndaj qeverisë shihet si e vetmja mënyrë që gjërat të ndryshojë. Protesta e studentëve këto ditë ka treguar se të gjitha kategoritë sociale në vend, nëse nuk organizohet dhe nuk protestojnë nuk kanë shanse të dëgjohen nga qeveria.

Dita e 14 e protestës së studentëve:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?