Protesta u bë, Meta foli, por protestues demokratë nuk kishte!
Protesta e kërkuar nga PL u bë, por nuk kishte atë masivitet siç u tha dhe u mendua para se të zhvillohej.
Me saktë aty nuk kishte protestues demokratë me shumicë. Ishin të gjithë të PL. Nga PD kishte shkuar vetëm deputeti Edmond Spaho.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi nga protesta tek Inceneratori i Tiranës se askush nuk do shpëtojë pa u ndëshkuar për firmat e paligjshme në shërbim të mafies.
Meta tha se ora e drejtësisë po vjen sepse populli shqiptar nuk do të ndalet për të rivendosur demokracinë.
“I bëjmë thirrje administratës. Mos u përdorni nga Edi Rama, mos u bëni bedel për korrupsionin e tij dhe interesat e tij mafioze, ruani integritetin tuaj.
Ora e drejtësisë po vjen sepse populli shqiptar nuk ka më se çfarë humbet. Rama, shporru. Jam i sigurt se përmes protestave do të vendosim demokracinë.
Në një vend ku institucionet kanë rënë prej korrupsionit, e vetmja mënyrë për të rivendosur demokracinë është ngritja e popullit.”-tha Meta.
Kjo protestë duhet të kishte me mijëra veta, siç ishte motivi, por nuk erdhën. Diçka nuk shkon në opozitë. Berisha si rregull duhet të jepte driten jeshile për ta mbushur protestën me njerëzit e tijë.
Edhe fakti që Ilir Meta mbrëmë deklaroi te Ylli Rakipi se nuk do të kandidonte për kryetar bashkie, siç duket e uli interesin e atyre që do të kishin interes për bashkinë nëse e merrte.
Populli i 2 marsit nuk ishte sot me shumicë! Nëse Berisha dhe Meta nuk gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të unifikohen, duket e largët dita e largimit të Edi Ramës.